Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka propozuar që personat e prekur me Covid19 nga Komuna e Prishtinës të subvencionohet me 50 Euro.
Për këtë ka reaguar, profesori Blerim Latifi, i cili ka thënë se me ndodh që edhe Qeveria e Kosovës me vendosë për një mbështetje të tillë, atëherë do të kishte numër më të madh se në rastin e veteranëve të rrejshëm.
Postimi i plotë:
Shpend Ahmeti paska dalë me propozimin që të prekurve nga Covidi t’u jepen nga 50 euro mbështetje. Me bo vaki që edhe qeveria me vendosë për një mbështetje të tillë, atëherë kemi m’i harru veteranët dhe të burgosurit politikë të rrejshëm, kur ta marrim vesh numrin e atyre që u sakrifikuan në altarin e Covidit.