Si po mendon BE-ja apo Lajçaku se aksioni nuk duhet të jetë i njëanshëm?
Mos po mendon Lajçaku tamam si sllovak se Kosova nuk është shtet dhe meqë nuk është, duhet ta pyes Serbinë, se çfarë të bëjë, të bashkëveprojë me të? Të bashkëveprojë me të për shkatërrimin e strukturave paramilitare, që ajo vetë i ka krijuar, i ushqen, paguan, mobilizon, i armatos, u jep urdhra për luftë speciale, bllokim rrugësh, sulm të pamëshirshëm ndaj qytetarëve shqiptarë të pafajshëm, së paku ishin 11 viktima, asnjë serbë, plagos policë, shkatërron automjete etj.?
Kjo është çmenduri. Kosova nuk mund dhe nuk duhet t’i nënshtrohet fare këtij presioni. Nënshtrimi ndaj këtyre koncepteve është doktrinar, dhe bazohet ose e imiton qartësisht doktrinën serbe për t’mos e njohur kurrë Kosovën.
Forcat e NATO-s të gatshme për ndërhyrje të shpejtë
Krimi i organizuar serb shkatërrohet vetëm nga Kosova, pra vetëm njëanshëm
Në njërën anë kemi shtetin që kërkon më në fund ta bëjë atë që në mënyrë të njëanshme Serbia po e bën prej gati një dekade, dhe asnjëherë nuk u qortua për këtë nga Brukseli, duke e lejuar në mënyrë sistematike dhe konsistente të ndodhë.
Pra, deri sa ekziston kjo paradigmë e sjelljes, çfarë paska të çuditshme në sjelljen e institucioneve të Kosovës, që ‘u dashka ta ndalojë menjëherë’, siç bën thirrje komunikata e Brukselit!
Pse në të njëjtën komunikatë Brukseli si bëri thirrje edhe Serbisë, ta ndalojë këtë sjellje të njëanshme tashmë 14 vjeçare, që në fakt është që nga pas lufta, me ndërprerje, pasi nuk ka lejuar kurrë të hyhet me dokumente të Kosovës.
“Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Pra, asnjë fjalë qortuese për Serbinë. Është e qartë se ndikimi rus nuk është i vogël në disa prej shtyllave të BE-së, dhe po asht i ndikimit serb.
Por, ne nuk duhet dhe nuk e meritojmë ta paguajmë asnjë çmim të atillë.
A kishte bashkëveprim apo koordinim me Perëndimin?
Deri më tani kjo dilemë është shtruar mbrapsht nga disa njerëz, jo të gazetarisë, por që sillen si hije korbash ndaj Kosovës, dhe që favorizojnë agjendat serbe të spiunazhit dhe përgjithësisht në mbrojtje të Serbisë.
Përgjigjen më të mirë ndaj kësaj lukunie e ka dhënë analistin ushtarak italian, Thomas Theiner.
Nëse është i vërtetë informacioni, dhe unë jam i prirur ta besojë se po, që oficerë të NATO-s e paralajmëruan Serbinë, për një goditje nga ajri, dhe me shpejtësi edhe nga toka, atëherë pse nuk paska qenë aksion i bashkërenduar.
Nëse nuk ka pasur bashkërendim, NATO do t’ia kishte futur “gjumë”, sikurse shumica e opozitës së mjerë, por edhe të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që po nguten për pushime, për ta lënë Qeverinë vetëm në përballje me fuqinë serbo-ruse, dhe akterët tjerë që duan t’i bashkohen.
Thomas Theiner, e ka bërë publike se Shtabit ushtarak të Serbisë i është bërë e ditur se nëse e vendosë ta sulmojë Kosovën duhet ta dijë se do të përballet me sulmet ajrore të NATO-s si në vitin 1999, por për dallim nga atëherë tani edhe me sulm tokësor.
“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh…. një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e vendosur në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga pizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindizi në Durrës brenda dy ditësh”, ka shkruar ai pos tjerash duke zbuluar disa informacione sekrete, si pjesë të goditjes së ushtrisë serbe.
Pa shkuar më tej në diskutimin e atij mendimi opozitar që përpiqet ta godasë si humbje përpjekjen e djeshme të qeverisë dhe të gabuar, plani sekret i NATO-s, flet për diçka krejtësisht të kundërt, që sikur të kishte ndodhur nuk do të kishim humbur asgjë ne, por Serbia.
Pra, këta, që e kundrojnë në këtë mënyrë situatën e djeshme janë katërçipërisht në anën e Serbisë, në mbrojtje të interesave të saj, dhe jo të Kosovës.
Pra, nga ky këndvështrim del i debatueshëm, pse u tërhoq Qeveria, pse nuk vazhdoi me hapat e tjerë, dhe a ishte trysni që duhej dhe mund të përballohej.
Një muaj do të kalojë shumë shpejt, dhe unë mendoj, se kjo kohë duhet të jetë e mjaftueshme për Qeverinë, që t’i hyjë spastrimit të veriut nga grupet kriminale.
Situata e djeshme më dha të drejtë, se vetëm pak janë më parë, në pritje të vendosjes së rendit dhe ligjit në veri, pata kërkuar që Qeveria të ndërmerrë aksione për kapjen e pikave ku mbahen të fshehta armatimet serbe, dhe të çarmatosjes së përgjithshme të veriut.
Dje janë shfaqur video, në të cilat shihej qartë se si shpërndaheshin armët, po ashtu policia dhe incizimet tjera dhe me dron shpresojmë të jenë bërë, kanë mundur të sigurojnë informacione të mjaftueshme për grupet e armatosura, lëvizjet e tyre, dhe njerëzit që mund të jenë duke i udhëhequr ato.
Prandaj, ky ishte një moment, si thuhet, i ‘nxjerrjes së kokës së gjarprit’, andaj tash duhet ta godasim në kokë, dhe të arrestohen të gjithë shkelësit e ligjit!
Një muaj më pas, atëherë nuk do të ketë kush t’i bjerë borive, edhe po i ranë, nuk do të ketë kush t’i udhëheq, dhe as nuk do të ketë truma që do të mblidhen!
Çfarë duhet të bëjë Kosova
Për ta realizuar këtë, duhet që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë për shkatërrimin e bandave kriminale serbe, që ta ngarkojë Qeverinë, që t’i sjellë para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime, ndaj shqiptarëve dhe ndaj shtetit që në luftë, pas saj, e deri në ditët e sotme!
Po ashtu për të ngjarë kjo duhet që:
– Të dërgojë njësitë elitare policore masivisht me armatimin më të mirë në veri,
– Të dërgojë FSK-në, forcat elitare dhe mjetet më të mira ushtarake dhe
– Të ruajë koordinimin me NATO-n, në rast sulmi në prapavijë direkt nga Serbia!
Perëndimi e ka kuptuar dhe përfundimisht duhet ta kuptojë se një “Rusi e vogël” në Ballkan është tragjike për fatin e Europës!
Forcat tona speciale në veri