Para mbledhjes së përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Për takimin, ka njoftuar vetë Abdixhiku në rrjetin social facebook.
“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu.
Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku.