Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 18, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press aktuale

Aktakuza e re: Avokati i Thaçit gjen fakte se si dëshmitarët…

KosovariPress Nga KosovariPress
May 11, 2022
Në aktuale
0 0
0
Aktakuza e re: Avokati i Thaçit gjen fakte se si dëshmitarët…
0
Shpërndarjet
31
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Para disa ditësh në Gjykatën Speciale të Hagës u zgjerua e u rëndua aktakuza kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli. Në aneksin e ri të aktakuzës, Prokuroria e Speciales pretendon për krime të kryera nga ish-ushtarë të UÇK-së në rrethinën e Suharekës dhe Gjilanit.

E argumentet e ofruara nga Prokuroria e Hagës në këtë aneks, po shihen si të paqëndrueshme e në kundërshtim me njëra-tjetrën nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi,.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, në një parashtresë të cilën e ka parë lajmi ka thënë se dëshmitarët në të cilët mbështetet prokuroria, kundërshtojnë njëri-tjetrin në deklaratat e tyre për të njëjtat krime të supozuara.

“Provat e Prokurorisë në mbështetje të krimeve të përshkruara në paragrafët e rinj të propozuar 68 dhe 105 të aktakuzës kundër këtij grupi viktimash janë në kundërshtim të brendshëm, pasi dëshmitarët mbi të cilët Prokuroria kërkon të mbështetet, kundërshtojnë njëri-tjetrin në lidhje me shfaqjen e krimeve të supozuara. Në mënyrë të veçantë, provat e [REDAKTUAR] se këto krime kanë ndodhur kundërshtohen drejtpërdrejt nga provat e [REDAKTUAR]”, shkruan avokati i Thaçit në ankesën e tij.

Keohe nënvizon deklaratën e një dëshmitari i cili përmend se dy serbë ishin dërguar në Budakovë, ishin marrë në pyetje e më pas ishin liruar, pa u keqtrajtuar.

Ai thotë, sipas Keohes, se dy persona tjerë të pretenduar e përmendur se janë keqtrajtuar, emrat e të cilëve janë redaktuar, nuk janë ndaluar asnjëherë në Budakovë në kohën që pretendon Prokuroria.

[REDAKTUAR] thekson se përveç “[REDAKTUAR], [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR]”, dhe dy serbë nga [REDAKTUAR], ai nuk kishte dëgjuar që ndonjë tjetër ishte arrestuar dhe/ose ndaluar në Budakovë ose diku tjetër në 1998 ose 1999. Në lidhje me dy serbët, ai tha se ata ishin sjellë nga [REDAKTUAR] në Budakovë, u morën në pyetje dhe më pas u liruan. Ai nuk përmendi ndonjë keqtrajtim. Ai gjithashtu mohoi se “[REDAKTUAR]” dhe “[REDAKTUAR]” ishin ndaluar në Budakovë rreth kohës që ishin [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR]”, citohet nga avokati Keohe deklarata e një dëshmitari të Prokurorisë.

Si shembull, Keohe thotë se njëri dëshmitar përmend disa emra me të cilët ishte kur ishte ndaluar në Budakovë dhe ishte keqtrajtuar nga anëtarë të UÇK-së.

Në anën tjetër, Keohe thotë se njëri nga emrat e përmendur nga ky dëshmitar, e mohon këtë storie se është ndaluar dhe marrë në pyetje e keqtrajtuar. Sipas Keohes, ky dëshmitar thotë se ai është intervistuar, më pas është thirrur Kryqi i Kuq dhe i njëjti është liruar dhe nuk ka pasur keqtrajtim.

Për më tepër, avokati i Thaçit shprehet i çuditur e habitur se si këto pretendime që përbrenda vetes kundërshtohen nga vet akterët në të cilat mbështeten, kanë “kënaqur një vëzhgues objektiv”, ashtu siç duhet të jetë gjykatësi në këtë rast.

“Marrë në tërësi, dhe në dritën e këtyre kontradiktave, nuk mund të thuhet se ekziston një dyshim i bazuar mirë se viktimat e përmendura më lart janë mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe janë keqtrajtuar siç pretendohet. Në të vërtetë, si mundet që provat e prokurorisë që janë në kundërshtim të brendshëm për ndodhjen e një krimi të supozuar të kënaqin një vëzhgues objektiv se krimi ka ndodhur, e lëre më që i Akuzuari ka kryer ose marrë pjesë në të? Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të plotësojë testin e dyshimit të bazuar mirë që kërkohet sipas Rregullave: nuk mund të vendosë te gjyqtari i procedurës paraprake një “bindje përtej teorisë ose dyshimit të thjeshtë””, thekson Keohe në shkresën e tij.

Tutje, avokati Keohe përmend edhe një raport të dorëzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit e cila konfirmon vdekjen nga arma e zjarrit të dy personave. Keohe përmend provat që sipas tij zotëron Prokuroria, ku sipas deklaratës së një dëshmitari, vrasjet janë kryer “nga një person që sipas dëshirës së tij ka ndërmarrë veprime pa i kërkuar askujt leje apo aprovim”.

Në dritë të këtij argumenti, Keohe thotë se nuk ka asnjë fakt që Thaçi apo të tjerët të kenë pasur ndikim në kryerjen e këtij krimi të supozuar.

“Raporti i MPB-së i dorëzuar Prokurorisë nga PSRK-ja dhe Gjykata Themelore e Prizrenit konfirmon vdekjen e [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] me armë zjarri. Ai arrin në përfundimin se autori kishte të ngjarë të ishte [REDAKTUAR] sepse të shtënat ishin qëlluar nga një lloj arme që ai zotëronte. Kjo konfirmohet nga [REDAKTUAR] i cili deklaroi se kishte dëgjuar, por nuk mund të konfirmonte, se [REDAKTUAR] “I ka kryer vrasjet sipas dëshirës së tij dhe se ka ndërmarrë veprime pa i kërkuar askujt leje apo asgjë.”. Nuk ka asnjë provë që i Akuzuari drejtpërdrejt ose nëpërmjet një mënyre të akuzuar të pjesëmarrjes ishte përfshirë në këto krime. Në dritën e kësaj, Mbrojtja pohon se është e pamundur të arrihet në përfundimin se një dyshim i bazuar mirë se i Akuzuari ka kryer ose marrë pjesë në këtë krim”, thotë tutje Keohe.

Keohe ka pretendime dhe ankesa edhe për akuzat e Prokurorisë sa i përket ndodhive në Gjilan.

Ai përmend rastin ku dy persona ishin gjetur të vdekur pasi që ishin arrestuar nga një i dyshuar, emri i të cilit është redaktuar. Keohe shpjegon se në këtë rast, nuk ka asnjë dyshim të bazuar se të akuzuarit nga Specialja kishin ndonjë ndikim, pasi që motivi i rastit dyshohet të jetë krejtësisht personal.

“Së pari, [REDAKTUAR] shpjegon në deklaratën e saj se, bazuar në informacionin e marrë pas zhdukjes së [REDAKTUAR], ajo që ndodhi me [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] ishte e gjitha pjesë e hakmarrjes personale nga një farë [REDAKTUAR]. Sipas [REDAKTUAR], [REDAKTUAR] “urrente” dy viktimat e supozuara, për arsye personale: [REDAKTUAR] kishte arrestuar një herë në cilësinë e tij profesionale [REDAKTUAR], dhe [REDAKTUAR] kishte gjithashtu një kushëri që në një moment ishte ndaluar në burgun ku punonte [REDAKTUAR].[REDAKTUAR] tregon këtë si shpjegimin më të mundshëm për atë që ndodhi me [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR]”, thuhet në ankesën e Keohes.

“Së dyti, përderisa të dy viktimat e vrasjes ishin serbë, dëshmitë e [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] nuk sugjerojnë se ata ishin në shënjestër për shkak të përkatësisë së tyre etnike serbe, për shkak të lidhjes me serbët, ose për shkak se kishin pikëpamje politike të perceptuara si anti-UÇK. Përkundrazi, ata ishin në shënjestër për arsye personale siç u parashtruan më lart”, thotë Keohe.

Për më tepër, avokati amerikan sqaron se bazuar në provat, nuk ka asnjë fakt se Thaçi ka qenë i përfshirë, qoftë edhe përmes përgjegjësisë komanduese në këtë rast. Ai thotë madje se ky rast as që ndërlidhet me UÇK-në.

Ndryshe, të martën, të katër krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat e reja të Prokurorisë së Specializuar.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Hashim Thaçi Avokatet Hagë aktakzua re
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Kryetari Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

May 18, 2022
Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

May 18, 2022
SBASHK-u letër deputetëve të Kuvendit, kjo është kërkesa e tyre

SBASHK-u letër deputetëve të Kuvendit, kjo është kërkesa e tyre

May 18, 2022
Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, reagon kryetari i PDK-së

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

May 18, 2022
Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

May 18, 2022
SBASHK-u letër deputetëve të Kuvendit, kjo është kërkesa e tyre

SBASHK-u letër deputetëve të Kuvendit, kjo është kërkesa e tyre

May 18, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In