Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, May 29, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Albin Kurti kujton Fehmi Aganin, bashkëpunëtorin e Ibrahim Rugovës

KosovariPress Nga KosovariPress
May 6, 2022
Në Lajme
0 0
0
Albin Kurti kujton Fehmi Aganin, bashkëpunëtorin e Ibrahim Rugovës
0
Shpërndarjet
4
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook, ka kujtuar bashkëpunëtorin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, Fehmi Aganin në 23 vjetorin e vrasjes së tij nga forcat serbe.

“Teksa e përkujtojmë jetën dhe veprimtarinë e tij, e ritheksojmë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të zbardhur para drejtësisë dhe historisë, krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, siç është edhe vrasja e Fehmi Aganit”, ka shkruar ndër tjerash Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Për kujtim të Fehmi Aganit, në 23 vjetorin e vrasjes së tij

Ai ishte njeriu i cili pati kurajo që më 30 dhjetor 1991, kur policia serbe për herë të parë sulmoi familjen Jashari në Prekaz dhe arrestoi edhe Shaban Jasharin, shkoi të ndërmjetësonte me policinë për ta hequr rrethimin. I diplomuar në filozofi, i magjistruar në shkenca politike dhe i doktoruar në sociologji, Profesor Fehmi Agani (1932 – 1999), rezulton të jetë një nga figurat me profilin më shumëdimensional në historinë tonë politike. Kudo dhe kurdo që veproi, Profesor Agani ruajti autenticitetin e mendimit të tij politik, duke e përshtatur dhe përshfaqur atë në përputhje me rrethanat historike dhe kërkesat e kohës.

mesin e mijëra shqiptarëve që forcat e Serbisë po i deportonin me trena nga Kosova në pranverën e vitit 1999, ishte edhe ky burrë i urtë 67 vjeçar, që po jetonte dramën e popullit të tij sikur secili njeri që atë ditë, më 6 maj 1999, kishte qëlluar në trenin ku ishte edhe ai. Megjithëse treni arriti deri në kufi me Maqedoninë, policia serbe e ktheu atë sërish në Fushë-Kosovë, ku pasi zbriti të dëbuarit, disa prej tyre i arrestoi. Ndër ta edhe atë, akademikun dhe politikanin Fehmi Agani. Të nesërmen, ai u gjet i vrarë ndanë një rruge në afërsi të Lipjanit. Sot, bëhen 23 vjet nga dita kur u vra Fehmi Agani! Ky eliminim kriminal, u krye nga policia serbe në rrethana edhe sot të pasqaruara plotësisht.

I lindur në Gjakovë më 23 janar 1932, Fehmi Agani e nisi aktivitetin e tij politik që në rini si antifashist dhe e përmbylli po duke luftuar fashistët, bartës të fashizmit serb. Pas punës si profesor në shkolla të mesme në Gjakovë dhe Prishtinë, ai vazhdoi si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Më 1967 u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës, kurse më pas ushtroi detyrat e prodekanit dhe dekanit në Fakultetin Filozofik, para se të diferencohej politikisht në Universitetin e Prishtinës, ku ai vetë kishte themeluar Katedrën e Filozofisë dhe Sociologjisë si dhe Institutin e Sociologjisë. Veçanërisht nga vitet ‘80-të e më pas, ky profesor i cili nga vitet ‘60-të e tutje kishte ligjëruar edhe për teoritë filozofike, sociologjike dhe politike, leksionet e tij universitare, i përktheu në ligjërime politike publike. Nënkryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Fehmi Agani dinte të bënte një figurë të mirë në publik, prej profesori të ditur, intelektuali humanist dhe prej politikani racional. Pjesëmarrës në shumë procese shoqërore e politike dhe hartues i shumë dokumenteve me rëndësi historike, Profesor Fehmi Agani la pas edhe një trashëgimi të pasur shkrimesh e veprash për teoritë sociologjike, shoqërinë civile, demokracinë, kombin, vetëvendosjen, rrymat politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, për gjuhën e dhunës, sindikatat gjermane dhe një mori temash të tjera sociale e politike.

Teksa e përkujtojmë jetën dhe veprimtarinë e tij, e ritheksojmë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të zbardhur para drejtësisë dhe historisë, krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, siç është edhe vrasja e Fehmi Aganit.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Rugova Agani kurti
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022
Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In