Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovennier pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani ka thënë se i konsiderojnë si të duhura dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin në targa e dokumente personale, të cilat do të fillojnë të zbatohen të hënën me datë 1 gusht.
“Nga këndvështrimi amerikan të dy vendimet janë absolutisht të duhura”, tha mes tjerash ambasadori amerikan.
Ai tregoi se me presidenten dhe kryeministrin kanë diskutuat për të shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve.
“Ne nuk po kërkojmë që këto vendime të rishikohen. Ne nuk pajtohemi me barrikadat dhe bllokimin e rrugëve”, ka thënë ambasadori.
Pas pak deklarata e plotë