Wednesday, September 27, 2023
Lajme

Ambasadori Berishaj mohon se padia e tij ndaj gazetarit slloven u hodh poshtë nga gjykata në Lubjanë

73views

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se padia e tij ndaj gazetarit slloven Vitomir Petroviç, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë.

Sipas tij, kjo gjykatë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar, njofton Klan Kosova.

“Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, shkroi Berishaj në Facebook.

Image

Padia

 

Media sot gjatë ditës ka pranuar përgjigje nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë, ku është thënë se çështja e padisë së Berishajt ndaj gazetarit Petroviç është mbyllur pa fuqi juridike.

 

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0