Thursday, June 8, 2023
Aktuale

Ambasadori francez në Kosovë përkujton masakrën e Reçakut

72views

Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka bërë homazhe sot në Reçak më 24 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë vend. Ndërsa, në rrjete sociale ai ka thënë se duke kujtuar të kaluarën ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka marrë pjesë në përkujtimin e masakrës në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, ku tashmë janë bërë 24 vjet që nga vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe.

Ai, në një postim në rrjetin social Twitter, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij në homazhet për 23-vjetorin e masakrës, duke përkujtuar një fëmijë viktimë në mesin e shumë të tjerëve. Ai ka thënë se Halimi ishte vetëm 14-vjeçar kur është vrarë nga forcat serbe.

Kam marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerëve. Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0