Ka ditë që ka filluar fushata “Liria ka emër”, e cila përmes televizionit publik po transmeton histori të luftëtarëve të UÇK-së.
E, lidhur me këtë fushatë, ka reaguar analisti politik, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Petrit Zogaj.
Ai ka kritikuar këtë iniciativë dhe ka thënë se më mirë do ishte sikur të intervistoheshin të gjithë të mbijetuarit e masakrave në Kosovë.
Ja reagimi i tij:
Petrit Zogaj
Ne vend te kesaj fushtes “Liria ka emer” do te duhej me qene nje ndërmarrje nacional qe te intervistoheshin te gjithe te mbijetuarit e masakrave ne Kosove.
Te ishin organizu ne ate menyre te mundshme, me te gjitha detajet e nevojshme per ato masakra qe kane ndodhe, e bashke me to, te mblidheshin te gjitha deshmite brenda e jashte Kosoves qe jane bere per luften dhe ti dergohej prokurorise se Kosoves, asaj Speciale per te ngritur aktakuzat per to.
Mirepo, ky eshte projekt i madh, kerkujt politikisht s’i hyn ne pune, nuk munden me be fushate me to.
E ne vend te kesaj iniciative, ndermarrin fushata pa pike rendesie historike.