Saturday, February 4, 2023
Lajme

Analisti Raci e kritikon ashpër Sveçlën pas kërkesës drejtuar Gjermanisë: Gabim politik që ndikon edhe procesin e liberalizimit

8views

Analisti politik, Gazmir Raci, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për kërkesën e tij të bërë ndaj Gjermanisë për lejimin e pasaportave të skaduara.

Raci në një prononcim ka thënë se kjo kërkesë e ministrit është një gabim politik sidomos duke qenë se Kosova është edhe në vitin përfundimtar për liberalizimin e vizave.

Ai thotë se kjo kërkesë e tij mund të krijojë telashe të reja politike, sidomos tek Gjermania që prej fillimit ka qenë hezituese për liberalizimin e vizave për Kosovës.

“Nëse e kanë kerku një letër të tillë unë konsideroj që ka qenë gabim politik për shkak se tash kemi hyrë në vitin përfundimtar të liberalizimit të vizave dhe kjo mund të krijojë telashe të reja politike sidomos tek Gjermania e cila e dimë që fillimisht Gjermania ka qenë hezituese për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, paramendoni po të kishte dërguar një letër të tillë edhe tek Franca e cila deri në momentin e fundit ka qenë skeptike për liberalizimin e vizave çfarë do të ndodhte”, ka deklaruar Raci.

Ndryshe ai nga qeveria ka kërkuar që të bëjë një zgjidhje urgjente për furnizim me material pasi nuk është e mundur që dikush të lëvizë me dokumente të skaduara.

“Qeveria e Kosovës i ka të gjitha mekanizmat e saj ,ka buxhet të mjaftueshëm dhe duhet të bëjë zgjidhje të shpejtë emergjente për ta zgjidhur këtë problematik sepse nuk mund të lëviz askush me dokumentet e skaduara”, ka potencuar Raci.

Ndryshe ministri Xhelal Sveçla i kishte bërë të shtunën kërkesë shtetit të Gjermanisë lejimin e hyrjes së qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta në atë shtet.

Kjo kërkesë e tij ka ardhur si pasojë e mungesës së materialit për ti pajisur me pasaporta qytetarët. E ku kjo mungesë e këtij materiali në vendin tonë është tash e disa muaj.

Ndryshe ishte raportuar edhe për nënshkrimin e një kontrate për furnizimin e këtyre materialeve për pasaporta por me kërkesën e ministrit të bënë të kuptosh se mungesa e materialit për pasaporta do të jetë edhe për një kohë.