Analisti politik serb Dragomir Angjelkoviç ka deklaruar se komandantët t UÇK-së për herë të parë po përballen me përgjegjësinë për krime dhe prej kësaj vërehen reagimet me nervozë nga Prishtina edhe Tirana, th për “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
“Ata nuk janë mësuar të ftohen në dhënien e llogarisë për atë që kanë bërë. Për ata gjithë Beogradi është ai që duhet të i nënshtrohet presioneve të llojeve të ndryshme. Këta janë hapa dëshpërues të dikujt që sillet si fëmijë i llastuar dhe të cilit i lejohet gjithçka” tha Angjelkoviç.
Sipas tij bashkimi i Prishtinës dhe Tiranës në përpjekjet e tyre të fundit për nxirë Serbinë, nuk është asnjë befasi.
Angjelkoviç tha se Rama sa herë e ka situatën e keqe politike në shtëpi dhe mbështetjen e dobët e godet Beogradin.
Dejan S. Miletiç nga Qendra për Globalizim ka thënë se liderët shqiptar me gjasë po përpiqen që Serbinë nga pozita ofensive ta sjellin në atë defensive dhe në situatën që vazhdimisht të mbrohet nga diçka..
“Nga kjo rrjedh se ne duhet të përgjigjemi për atë se ata kanë bërë krime dhe se kanë situatën tërësisht të paqëndrueshme”, ka thënë Miletiç.