Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, August 14, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

“At far qeni”, “kom me ia kallëzu venin atij llopuzhe”, biznesmeni i përfshirë në projektin 55 milionësh kërcënon Bulliqin

KosovariPress Nga KosovariPress
August 3, 2022
Në Lajme
0 0
0
“At far qeni”, “kom me ia kallëzu venin atij llopuzhe”, biznesmeni i përfshirë në projektin 55 milionësh kërcënon Bulliqin
0
Shpërndarjet
5
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Urim Zejnullahu, vëllai i biznesmenit Bekim Zejnullahut, i cili synonte një investim prej 55 milionë euro në Komunën e Podujevës, projekt ky që kishte hasur në pengesa të mëdha nga pushteti në Podujevë, ka kërcënuar kryetarin aktual, Shpejtim Bulliqi.

Kërcënimi është bërë publikisht në Facebook.

Në njoftimin për shkarkimin që kishte bërë të marten ish-drejtori i Inspeksionit në Podujevë, Besnik Maliqi, ka komentuar edhe Urim Zejnullahu, vëllau i biznesmenit Bekim Zejnullahu.

Ai paralajmëron se “ka me ia kallëzu vendin” Bulliqit.

“I nderuar teper ke ardhur deri ketu me at far qeni ati veq bishti i falit veq kome ardh dita edhe per Bulliqin Ku kom mja kallcue venin edhe ajo shum shpejt..”

“Respekt i nderuar se koft kismet kemi met ul ne Kartrik te kryetarit! Se ati veq bishti i falit veq kome tja kput at bisht shum shpejt ati far llopuzhe!”, shkruan Urim Zejnullahu.

Ky reagim i ashpër i përfaqësuesit të “Erdi R Products”, erdhi pas zhvillimeve të fundit në komunën e Podujevës. Shkarkimit të drejtorit të Inspeksionit Besnik Maliqi dhe dorëheqjes së drejtorit të Shëndetësisë, Driton Velit.

Të dy këta nga partia e Vetëvendosjes.

Për shkarkimin e Mulliqt të martën u dhanë dy arsye , në njërën anë ajo e ish-drejtorit dhe në anën tjetër e komunës së Podujevës.

Vet Maliqi tha se u pengua nga Bulliqi për të kryer punën konform ligjit, e që lidhej me ndërtimet në zonën e Orllanit.

“Ka ndodhur një orë ose dy pasi që është kryer procesi i rrënimeve të objekteve në Orllan, dy objekte më saktë. S’ka qenë veç ky problemi, ka pasur edhe tjera probleme të patejkalueshme. Ka mbindërtime, ka tendencë për pengës te inspektoratit me zhvillu punën e vet. Unë këto nuk i kam lejuar dhe ai ka vendosur për shkarkim”, tha Mulliqi.

Në anën tjetër, nga Komuna e Podujevës thonë se njëra nga arsyet kryesore për lirimin nga detyra të Mulliqit është mosefikasiteti i punës së drejtorisë dhe se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan.

“Njoftimi për lirimin nga detyra të drejtorit Mulliqi është bërë që nga data 20 e muajit të kaluar ndërsa lirimi i tij zyrtar nga detyra është bërë me datën 29.07.2022, dhe nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan, siç po deklarohet para opinionit dhe mediave”, thuhet në reagimin e komunës.

Gazeta ka publikuar hulumtimin e gjatë për projektin 55 milionësh që synohej të bëhej në Komunën e Podujevës, përmes së cilit parashikohej të punësoheshin 300 punëtor.

Kompania gjermane “Soilcos” në bashkëpunim me kompaninë “Erdi R Products”, bënin planinin të nisin punimet për ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë së ripërtërishme në Komunën e Podujevës.

Ky projekt 55 milionësh, parashehte punësimin e mbi 300 punëtorëve.

Hulumtimi i Insajderit – Shpejtim Bulliqi i VV-së godet me “bisht sakice” investimin 55 milionësh nga Gjermania, Kosova rrezikon padi

Mirëpo kërkesa e tyre për ndërtimin e fabrikës në fshatin Mirovc të Podujevës po refuzoheshin në vazhdimësi nga komuna e Podujevës.

Kompania gjermane fillimisht kishte aplikuar për leje ndërtimore në nëntor të vitit 2020.

Pavarësisht se aplikimi përmbante të gjitha dokumentet e kërkuara, për tre muaj rresht Komuna e Podujevës nuk dha asnjë përgjigje dhe në fund Shpejtim Bulliqi njoftoi se kërkohej një aplikim i ri, pasi të parit i kishte përfunduar afati për përgjigje.

Në një takim të mbajtur në muajin mars të vitit 2021, mes kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me anëtarët e ekzekutivit Bujar Hasani, Fevzi Jetullahu dhe Ajet Potera dhe pronarit të kompanisë “Soilcos” nga Gjermania, Jurgen Stainmuler, Komuna e Podujevës kishte shprehur gatishmërinë e plotë në përkrahjen e këtij projekti në aspektin administrativ dhe në ofrimin e kushteve infrastrukturore.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me anëtarët e ekzekutivit Bujar Hasani, Fevzi Jetullahu dhe Ajet Potera, priti në takim pronarin e kompanisë “Soilcos” nga Gjermania Jurgen Stainmuler dhe përfaqësuesin e kësaj kompanie në Kosovë, Bekim Zejnullahu dhe Rejona Zejnullahu – drejtoreshë e Kompanisë “Erdi R Products. Gjatë takimit të sotëm me kryetarin Bulliqi, pronari i kompanisë gjermane, Jurgen Stainmuler, gjerman shprehu gatishmërinë të investojë në komunën tonë dhe ofroi projektin për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Kryetari Bulliqi dhe investitori gjerman u pajtuan që menjëherë të fillohet me procedurat për realizimin e projektit” – thuhej në njoftimin e Komunës së Podujevës për takimin e 4 marsit.

Dy muaj pas këtij takimi ku u premtua përkrahje për këtë projekt, Komuna e Podujevës refuzoi aplikimin e dytë të investitorëve gjerman, teksa kryetari Shpejtim Bulliqi e fshiu postimin e takimit të marsit në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Megjithatë, njoftimi për takimin e 4 marsit dhe premtimi për përkrahje institucionale nga Shpejtimi Bulliqi dhe drejtori Bujar Hasani ende figuron në faqen zyrtare të Komunës.

Pas refuzimit të projektit nga ana e Komunës së Podujevës, përkundër premtimit për përkrahje, investitori gjerman, mbajti një takim me anëtarë të Qeverisë Kurti. Në takimin e mbajtur mes Rozeta Hajdarin dhe Librun Aliun me biznesmenin gjerman Siengried Hohmann, u premtua se projekti do të vazhdoi përpara dhe se do të ketë mbështetjen nga niveli qendror.

Përveç takimit, ekziston edhe një letër e investitorit gjerman drejtuar kryeministrit Albin Kurtit, ku thuhet se në takimin e përfaqësuesit të kompanisë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ky i fundit kishte premtuar se aplikimi do të shqyrtohet në kohë. Në letër thuhet se kompania nuk ka vendosur që të ngrisë padi përkundër këshillës së avokatëve.

Hohmann në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, gjithashtu thuhet se projekti në vlerën 55 milionë euro është 100% privat, dhe përdor teknologjinë më të avancuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Përveç investimit në fabrikën e ricklimit të mbeturinave, Hohmann thotë se janë duke punuar me prodhuesin gjerman Leoni, për ndërtimin e një fabrike në Kosovë, e cila do të bënte prodhimin e seteve të kabllove për industrinë e automjeteve.

Me 16 korrik, Ministria e Infrastrukturës aprovoi ankesën e Bekim Zejnullahut, si përfaqësues i investimit gjerman për anulimin e vendimit të Komunës së Podujevës, duke e detyruar Drejtorin e Planifikimit Urban të Podujevës të nxjerrë akt administrativ të ri.

Përkundër vendimit nga Ministria e Infrastrukturës, drejtoria e Planifikimit Urban të Podujevës në krye me Bujar Hasanin, nxori një vendim të dytë refuzuese për dhënien e kushteve ndërtimore për ndërtimin e fabrikës për përpunimin termik të mbeturinave me arsyetimin se sipas Planit Zhvillimor Komunal nuk lejohet ndërtimi.

“Bujar Hasani (drejtori i Planifikimit Urban në Podujevë) e refuzon projektin. Ai përqesh vendimin e Ministrisë, thotë se është bërë nga fëmijët dhe për mua është vendim i papranueshëm. Ai ka thënë që shkoni tek kryeministri Kurti dhe ministri Aliu, ata të japin vendimin unë jo. Nuk i intereson, veç thotë nuk ta jap e nuk ta jap” – shprehet Bekim Zejnullahu.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, kryeministri Kurti kishte deklaruar se në qeverisjen e tij do të bëhet rritja e investimeve të huaja, teksa pati përmendur rastet e tërheqjes së investitorëve të huaj nga Kosova, e cila sipas tij ishte shumë shqetësuese.

“Do të na vijnë edhe investime të mërgatës tonë dhe të huaja. E dimë që kanë provuar të tjerët të vinë, por nuk kanë gjetur mirëkuptim në Kosovë. Ju e dini që edhe Mercedesi është tërhequr nga Kosova” – ishte shprehur Kurti në shtator të vitit 2019.

Largimin e investitorëve të huaj është gati të ndodhë edhe gjatë qeverisjes Kurti, me kompaninë gjermane e cila ka gjasa që edhe ta padisë Qeverinë e Kosovës për dëmshpërblim në vlerë prej 15 milionë euro.

“Projekti është prolonguar tepër shumë. Partneri gjerman po e sheh që ka shumë vonesa, është përgatitur me juristët e vetë për të ngritur padi ndaj Qeverisë së Kosovës, duke qenë se kishte shumë besimin në Qeverinë Kurti. Invesitor gjerman tashmë ka porositur makinat për riciklim dhe kërkon 15 milionë euro rikompensim të dëmeve. E lus Qeverinë e Kosovës të merr masa, të na jap lejën në mënyrën më të shpejtë të mundshme që të mos e humbasim projektin që të mos vjen tek ajo që Qeveria e Kosovës të paguajë dëmet” – shprehet Zejnullahu, i cili kërkon nga Kurti të bëjë trysni tek kryetari Bulliqi dhe drejtori Bujar Hasani.

“Kryeministri Kurti thotë në Slloveni se i kam siguruar invesitorët, por invesitorët nuk kanë sigurim. Që 11 muaj ne presim për të filluar ndërtimin e fabrikës. Ne presim dritën e gjelbërt nga kryeministri Kurti për ta zbatuar vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për të filluar punën” – vijoi Zejnullahu.

Image

 

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Shpejtim Bulliqi vëllezërit Zejnullahu kercenim
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
E dhimbshme, Gani Gërmia humb personin e dashur

E dhimbshme, Gani Gërmia humb personin e dashur

August 14, 2022
Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

August 14, 2022
Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

August 14, 2022

“S’e dini me kon keni punë, shkoni azil se s’kom me iu lanë vend kun”/ Kërcënon policët që shkuan të intervenojnë në një aksident

August 14, 2022
E dhimbshme, Gani Gërmia humb personin e dashur

E dhimbshme, Gani Gërmia humb personin e dashur

August 14, 2022
Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

August 14, 2022
Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

August 14, 2022

“S’e dini me kon keni punë, shkoni azil se s’kom me iu lanë vend kun”/ Kërcënon policët që shkuan të intervenojnë në një aksident

August 14, 2022

Kosovari.press

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

E dhimbshme, Gani Gërmia humb personin e dashur

E dhimbshme, Gani Gërmia humb personin e dashur

August 14, 2022
Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

August 14, 2022
Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

August 14, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In