Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, August 14, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Atmosferë nga Beogradi: Gjithnjë kemi shkak për të pasur frikë

KosovariPress Nga KosovariPress
August 3, 2022
Në Lajme
0 0
0
Atmosferë nga Beogradi: Gjithnjë kemi shkak për të pasur frikë
0
Shpërndarjet
18
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Tani që ka plasur lufta në Ukrainë mjaft banorë të Beogradit kanë frikë se ajo mund të vijë deri tek ta. Kurse funksionarë të rëndësishëm të partisë SNS shfaqin hapur simpatinë e tyre për luftën agresore të Rusisë.    

Dielli shkëlqen, njerëzit bëjnë pazar dhe shkojnë për shëtitje, tramvajet, autobusët, taksitë dhe makinat private janë në lëvizje: Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, nuk ndjehet asnjë shenjë konflikti me Kosovën fqinje. 

“Asgjë nuk do të ndodhë,” i thotë DW 30-vjeçarja Svetlana, e sapo kthyer nga pushimet në bregdetin kroat: “Kështu bëjnë politikanët këtu në Ballkan për më shumë se 20 vjet: provokojnë pak, por pastaj tërhiqen para se të bëhet puna keq si në vitin 1999.”

“Kosova është pjesë e Serbisë”

“Kosova? Është larg”, përgjigjet kamerieri në një restorant në qendër të kryeqytetit. As ai nuk beson se do të ketë një tjetër përshkallëzim mes shtetit serb dhe ish-krahinës. Por askush nuk mund ta di  se çdo të ndodhë, thotë dhe shton: 

“Shqiptarët po i shtypin bashkatdhetarët tanë në Kosovë. Sigurisht që ata po rezistojnë. Dhe ne duhet t’i mbështesim, në fund të fundit janë serbë, si ne. Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.”

Image

Gazeta serbe në Beograd: Mediet e vënë Kosovën në faqe të parë

Kështu e sheh edhe Aleksandar Vuçiç, një ultra-nacionalist serb dhe ministër i Slobodan Millosheviçit në vitet 1990, një nga krerët kryesorë të Partisë Progresive nacional-konservatore të Serbisë, SNS, që nga viti 2008 dhe president i Serbisë që nga viti 2017.  “Regjimi në Prishtinë” – kështu e quan ai qeverinë e dalë nga zgjedhjet dhe të kryesuar nga kryeministri Albin Kurti – ka vendosur t’u “imponojë serbëve në Kosovë gjëra që nuk ka të drejtë t’i bëjë”. 

Si ti mua, edhe unë ty…

Vuçiç e ka fjalën për parimin e reciprocitetit, të cilin qeveria e Kosovës e implementon që nga viti 2021. Në fund të qershorit 2022 gjendja nisi të përshkallëzohej me njoftimin e qeverisë Kurti se synon të zbatojë parimin e reciprocitetit në dokumentet serbe dhe të detyrojë pronarët e veturave në veriun e mbizotëruar nga serbët e Kosovës që t’i zëvendësojnë targat e Serbisë me targat e Kosovës.

Sipas burimeve serbe pronarët e makinave që refuzojnë ta bëjnë këtë do të përballen me rrezikun e konfiskimit të automjeteve. Më 31 korrik 2022, serbët e Kosovës ngritën barrikada në pika të ndryshme kufitare në shenjë proteste kundër këtyre masave.Vetëm me ndërhyrjen e BE-së dhe ShBA-së, Kosova e shtyu për një muaj datën e fillimit të implementimit të reciprocitetit. 

“Rusia do të na ndihmojë” 

“Jam pak e shqetësuar,” thotë shitësja e frutave në “Kalenic” në Beograd. “Kemi qenë qetësi që nga viti 1999 – por tani që ka plasur lufta në Ukrainë, kush e di, mund të vijë deri tek ne.”

“Si mund të ndodhë kjo, duke pasur parasysh distancën ndërmjet Kosovës, Serbisë, Ukrainës dhe Rusisë dhe faktit se vetëm në Kosovë ka rreth 4000 ushtarë të NATO-s dhe të gjitha vendet fqinje me Serbinë, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, janë anëtarë të trupave paqeruajtëse të KFOR-it?”, e pyes unë. Gruaja shikon e hutuar. Dhe shton: “Rusia ka qenë gjithmonë aleatja jonë dhe sigurisht që do të na ndihmojë edhe këtë herë”.

Image

Automjete serbe barrikadojnë rrugën në shenjë proteste

Ngjashëm duket se mendojnë edhe funksionarë të rëndësishëm të partisë qeverisëse në serbi, SNS. Dhe jo pak syresh. Ata e shfaqin hapur simpatinë e tyre për luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Ndërsa deputeti i SNS-së, Vladimir Gjukanoviq, përdor termin “denazifikim” për qytetarët e qeverisë së Republikës së Kosovës më 31 korrik 2022. “Denazifikimi” i Ukrainës është një nga synimet e luftës së shpallur të Rusisë.

Duke pasur parasysh situatën në kufirin me Kosovën, a ka frikë shitësja e tregut Kalenic, se mos sërish shpërthen një luftë e re në Ballkan?

“Nëse ka një gjë që kemi mësuar këtu gjatë 30 viteve të fundit,” përgjigjet ajo, “është se ne kemi gjithmonë arsye për të pasur frikë.“/DW

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe aerbia bllokada beograd
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

August 14, 2022
Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

August 14, 2022

“S’e dini me kon keni punë, shkoni azil se s’kom me iu lanë vend kun”/ Kërcënon policët që shkuan të intervenojnë në një aksident

August 14, 2022
Nikaragua me liberalizim vizash e Kosova jo, ish-kryediplomati Selimii ka disa pyetje për Evropën

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

Raportohet se është shembur “Dudi Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan

August 14, 2022
Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Haskukës dhe tre ish-deputetëve

August 14, 2022

“S’e dini me kon keni punë, shkoni azil se s’kom me iu lanë vend kun”/ Kërcënon policët që shkuan të intervenojnë në një aksident

August 14, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In