Saturday, January 28, 2023
Aktuale

Avdiu: Premtojshin banesa për çiftet e reja, ama po e vështirësojnë me i mbajtë edhe këto që i kemi

168views

Analistja Zana Avdiu ka kritikuar qeverinë për rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Avdiu ka përmendur pritmin e Kryeministrit, Albin Kurti i cili ka thënë se do të blenë banesa për çiftet e reja.

Mirëpo, sipas saj këta janë duke e vështirësuar me i mbajtë edhe ata që i kanë.

“Premtojshin banesa/shtëpi për çiftet e reja, e mundësi të lehta banimi.. amaa, po e vështirësojnë me i mbajte edhe këto që i kemi… Kap more shkoni bleni gjilpëra e mjete higjienike për QKUK, se u bome rezil… e mos ua vështirësoni edhe tutje jetën atyne pak njerëzve që janë mete këtu.” – ka shkruar ajo.