Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, June 29, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Ballkani Perëndimor në BE? Asgjë e re nga Perëndimi

KosovariPress Nga KosovariPress
June 23, 2022
Në Lajme
0 0
0
Ballkani Perëndimor në BE? Asgjë e re nga Perëndimi
0
Shpërndarjet
9
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

BE-ja u dha një tjetër zhgënjim vendeve të Ballkanit Perëndimor. Teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, ajo mbajti në vendnumëro Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të bllokuara nga Bullgaria. Nga Brukseli, Elona Elezi

Ndryshe nga ç’paralajmëruan pak ditë më parë, drejtuesit politikë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nuk e anuluan pjesëmarrjen e tyre në samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua në Bruksel më 23 qershor.

“Biseduam gjatë më liderët e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriu rreth samitit të ardhshëm. Duket se në fund të tij do të dëgjojmë një tjetër përgjigje: ‘Jo, na vjen keq!’ Bullgaria që merr peng të gjithë Unionin nuk është ndonjë spektakël për t’u parë! Çfarë të bëjmë atje?!”

Me këtë status në Twitter, kryeministri shqiptar Rama mbase tentoi të parapërgatiste shqiptarët për një tjetër “JO” nga Bashkimi Evropian, në lidhje me procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e saj në BE. Një ditë më pas, ai konfirmoi vajtjen në këtë samit, duke e lidhur këtë ndryshim kursi me idenë që presidenti francez Macron hodhi më 9 maj të këtij viti, kur foli për një “Komunitet politik evropian”, komunitet që do të shërbejë si “paradhomë” për shtetet që presin në radhë për t’iu bashkuar “dhomës së madhe” të BE-së. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama, presidenti serb Vuçic dhe kryeministri maqedonas Kovaçevski, në unison deklaruan se e pranonin ofertën franceze.

Ballkani Perëndimor rebelohet ndaj BE

Pas më shumë se pesë orë bisedimesh mes krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian, me liderët e Ballkanit Perëndimor, konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua zyrtarisht për shkaqe kohore.

Image

Edi Rama, Dimitar Kovacevski dhe Aleksandar Vucic

Por teksa kjo konferencë u anulua, një tjetër konferencë mori vëmendjen e shumë mediave gjatë këtij samiti. Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski, si rrallëherë më parë, iu drejtuan me tone të ashpra dhe shpotitëse Unionit dhe drejtuesve të tij, ku nuk munguan as batutat e shkëmbyera mes tyre, të cilat e kthyen shpeshherë rëndësinë e ngjarjes në një “pazar të hareshëm ballkanik”.

Vetoja dyshe nga Bullgaria – shtet në të cilin qeveria ra një natë para mbajtjes së samitit, ishte fjala kyçe e përdorur në fjalimet e Kovaçevskit dhe Ramës. I pari e konsideroi atë si shtetin që mban peng ecjen para të Maqedonisë së Veriut. “I treguam BE se kemi vijat tona të kuqe kur flitet për Bullgarinë dhe siguroj qytetarët e mi që unë do të mbroj interesin e tyre deri në fund, duke mbrojtur gjuhën dhe identitetin tonë” – theksoi Kovaçevski, duke iu referuar konflikteve dhe lëmsheve historike të mbartura nga e kaluara me Bullgarinë.

Image

Kryeministri Rama duke luajtur dirigjentin në “pazarin e hareshëm ballkanik”

Një tjetër qasje kishte Rama ndaj Unionit, duke thënë se i vinte keq për BE. Në ndryshim nga homologu maqedonas, Rama nuk i përmendi qytetarët e vendit të tij por e nisi me ironinë: “Më lejoni të shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj që të mund t’i ndihmojmë”. Retorika e tij e ashpër ndaj rezultatit të këtij samiti, u komentua edhe nga homologu i tij serb Vuçiç, i cili i buzëqeshur, e komentoi sjelljen e Ramës “si të frustruar”.

“Open Balkan”

“Ballkani i Hapur” (Open Balkan), nisma rajonale ballkanike, e cila për momentin ka në përbërje të saj vetëm Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, mori shumë rëndësi gjatë të gjithë konferencës së shtyp.

“Kam kërkuar mbështetje të plotë dhe pa ekuivok për Ballkanin e Hapur, sepse edhe për këtë janë të ndarë, a thua se do jetojnë në Ballkan e janë të ndarë edhe në raport me Ballkanin për çfarë bëjmë ne në hapësirën tonë”– vijoi Rama me retorikën e tij.

Ndërsa Vuçiç nxitoi të siguronte se për nismën nuk ishte konsultuar me askënd, përfshirë këtu Putinin, duke nënkuptuar akuzat e bëra në opinionin publik se kjo është një nismë ruse.

Image

Presidenti serb e cilësoi madje dhe mbushjen e sallës plot gazetarë, si një sukses të kësaj nisme. “Kur filluam këtë proces, vetëm dy ose tre gazetarë kishin interes për të. Shihni tani, salla është mbushur plot” – tha Vuçiç me krenari. Dhe në fakt interesi ishte i lartë, por vetëm tre gazetarë në total, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të përzgjedhur paraprakisht, patën të drejtën e pyetjeve. Në çastet e fundit të konferencës, një gazetar francez mundi të sigurojë një pyetje, për të cilën me shaka tha se s’mund të priste për përgjigjen, duke thumbuar konferencën e stërzgjatur prej fjalimeve.

Debatet mbi “Ballkanin e Hapur” vijojnë të jenë ende të forta. Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle vetëm një ditë para samitit, Manuel Sarrazin, i Dërguari Special i qeverisë federale gjermane për BP, u shpreh skeptik rreth kësaj nisme dhe theksoi fort se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke iu referuar mosmarrjes pjesë të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje – Hercegovinës./DW

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Samiti në BE Perëndimi
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Presidentja Osmani: Siguria që NATO ofron për Ballkanin Perëndimor është vendimtare

Presidentja Osmani: Siguria që NATO ofron për Ballkanin Perëndimor është vendimtare

June 29, 2022
Vuçiq: Prishtina po planifikon një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës më 1 tetor

Vuçiq: Prishtina po planifikon një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës më 1 tetor

June 29, 2022
​Kosova e Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

​Kosova e Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

June 29, 2022
Vendimet për targat dhe reciprocitetin, Petkoviq: Kurti ka kërcënuar me luftë serbët në Kosovë

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Presidentja Osmani: Siguria që NATO ofron për Ballkanin Perëndimor është vendimtare

Presidentja Osmani: Siguria që NATO ofron për Ballkanin Perëndimor është vendimtare

June 29, 2022
Vuçiq: Prishtina po planifikon një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës më 1 tetor

Vuçiq: Prishtina po planifikon një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës më 1 tetor

June 29, 2022
​Kosova e Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

​Kosova e Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

June 29, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In