Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Bashkëpunimi i SHBA-së me BIA-në do të jetë “i ngrirë”

57views

Bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me Agjencinë sekrete serbe (BIA) do të jetë i ngrirë.

Kështu ka raportuar mediumi serb N1, duke thënë se SHBA-të janë të pakënaqura me emërimin e Aleksandër Vulinit në krye të BIA-s, i cili përkrahë hapur Rusinë.

Sipas raportimeve të këtij mediumi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i ka thënë se bashkëpunimi me BIA-n do të jetë “thellësisht i ngrirë”.

“Nga ana tjetër, Hill tha se SHBA dëshiron të intensifikojë bashkëpunimin me disa departamente të tjera të Qeverisë së Serbisë, duke përfshirë Ministrinë e Brendshme. Hill i tha Daçiç se së shpejti do të organizonte një vizitë nga ministri i policisë Bratislav Gasiç në Uashington”, raporton N1.

Kujtojmë se Gashiq ishte drejtor i BIA-s deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë, ndërsa si njeri i parë i agjencisë së inteligjencës e zëvendësoi Aleksandar Vulin, i cili është përkrahës i hapur i politikës ruse.