Saturday, February 4, 2023
Rozë Magazina

Bashkëshortja e Gent Hazizit jep mendimin e saj për akuzat e Olta Gixharit

7views

Në rrjet po flitet për konfliktin Olta-Genti në shtëpinë e Big Brother Vip.

Një konflikt që nuk po merr një shpjegim të mirëfilltë, ku të dyja palët duken si “viktima” të njëri-tjetrit. Edhe pse ende diskutohet brenda shtëpisë, sërish banorët nuk po e gjejnë të vërtetën.

Megjithatë dallohet një distancim i tyre nga Olta Gixhari.

E ftuar në “Big Brother VIP Fun Club”, bashkëshortja e Gent Hazizit, Eltona, foli pikërisht për debatin e javës.

“A thua ndonjëherë ç’na hapi punë ky Genti?”, e pyeti moderatorja Megi Pojani.

“E them, pasi duke njohur personalitetin…Ai është shumë i drejtpërdrejtë, i thotë gjërat që mendon, nuk lejon dikë ta shkelë në personalitet dhe jam e bindur se ai, deri në fund të lojës, nuk do të devijojë nga karakteri dhe personaliteti i tij”, tha Elona.

“Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën; unë kam parë dëgjuar vetëm ofendime nga ana e Oltës, ofendime të pafundme, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë. T’i thuash tjetrit, për një javë e gjysmë të gjitha fjalët ofenduese të fjalorit, pa pasur një konflikt të një niveli kaq të rëndësishëm, mua më duket e tepërt. Ndërkohë, nga ana e Gentit, nuk kam parë asnjë lloj ofendimi. Genti reagon, përgjigjet dhe kjo është mënyra e tij për të vendosur barrierat e veta, por nuk ofendon. Nuk do ta bëjë as me gratë e me asnjë banor tjetër”, tha Eltona duke shtuar se Genti fal shumë dashuri dhe toleron, por kur kjo nuk i kthehet, ai reagon.