Sunday, May 28, 2023
Lajme

Bien çmimet e derivateve, rikthehen në nivelin e para tri viteve

108views

Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës kanë rënë në nivelin e njëjtë sikurse para tri vitesh, ka thënë sot Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Çmimi i një litri naftë në Kosovë sot është duke u shitur për 1.29 euro, ndërkaq benzina për 1.30 euro.

“S’mundemi me paragjyku per çmimet për ditët në vijim po çmimet janë në ramje. Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve”, ka thënë Berjani për Paparacin.

Berjani u ka bërë thirrje tregtarëve të produkteve ushqimore, që t’i ulin çmimet.

Por tregtaret e marketeve qe thirren se si pasoj e shtrenjtimit të naftës i kanë rritur çmimet e produkteve ushqimore, tash kemi rënie të derivateve për 65 cent”, tha ai. “Nafta është liruar marketet duhet t’i ulin çmimet”.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0