Pas aktit të paprecedent të djegies së banerit “Liria ka Emër” në Graçanicë, bordi i kësaj fushate do të mbajë një konferencë për media.
Kjo është njoftuar me anë të një komunikate dërguar mediave.
“Sot, e martë, 17 nëntor 2020, në ora 14:00, Bordi i “Liria ka emër” mban konferencë të jashtëzakonshme për media”, thuhet në komunikatë.
Konferenca do mbahet në restorantin “Rings” në Bulevardin Nëna Terezë.