Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, May 29, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Britanikët i përgjigjen Vuçiqit, tregojnë për çka erdhi aeroplani në Prishtinë

KosovariPress Nga KosovariPress
April 19, 2022
Në Lajme
0 0
0
Britanikët i përgjigjen Vuçiqit, tregojnë për çka erdhi aeroplani në Prishtinë
0
Shpërndarjet
54
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada britanike hedh poshtë pretendimet e zyrtarëve të lartë shtetërorë serbë, përfshirë Presidentin e tyre Aleksandar Vuçiq, për aeroplanin ushtarak që zbarkoi të premten në Prishtinë.

Fluturakja që ateroi të premten në Prishtinë aktivizoi Beogradin të nisë një fushatë kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës gjatë gjithë fundjavës, me arsyetimin se aeroplani po bartte armatim të rëndë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Zyrtarët e lartë serbë, përfshirë këtu edhe presidentin Vuçiq, pretenduan se brenda këtij aeroplani kishte brenda raketa “Javelin” dhe  “NLAW” të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse. 

Media ka pyetur KFOR-in dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar rreth pretendimeve të Vuçiqit me vartës se po e armatosin Kosovën. Britanikët në Prishtinë thonë se qëllimi dihet dhe se aeroplani ka ardhur për trupat britanikë, të vendosur në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

“KFOR-i tashmë ka lëshuar deklaratë, ku e ka shpjeguar se qëllimi i fluturimit ka qenë operacion ndihmues për forcat britanike të vendosura në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për dallim nga britanikët, zgjodhi të japë një përgjigje konfrontuese duke u thënë gazetarëve “Nuk ka nevojë që ata (Beogradi), t’iu gënjejnë më shumë… e qe ta kuptoni se nuk duhet më t’i besoni asnjëherë”.

Çfarë tha KFOR-i për aeroplanin ushtarak?

Për këtë aeroplan, përfolja e të cilit është kthyer në agjendë disaditore e zyrtarëve serbe, kishte njoftuar zyrtarisht KFOR-i.

Duke treguar veçoritë e këtij lloji të avionit, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë njoftonte se ai ka ardhur nga Britania për të ndihmuar ushtarët britanikë të vendosur në Kosovë.

“Këtë jave, avioni i forcave ushtarake të Mbretërisë ‘A400M’ fluturoi nga Britania në Kosovë, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore ushtarake britanike, në KFOR”, thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare të KFOR-it, në Facebook. Postimi shoqërohej me fotografi të aeroplanit që po ateronte në Prishtinë.

Image

Një nga fotografitë e publikuara nga KFOR

KFOR nuk ka ndonjë version tjetër rreth këtij aeroplani, pas pretendimeve të Vuçiqit.

Ankesat e udhëheqjes serbe për Britaninë e Madhe

Vuciq ka nisur një propagandë se Mbretëria e Bashkuar po e armatos Kosovën. Dhe, ata nën të po e përcjellin ritmin.

Sipas mediave serbe të kontrolluara në pushteti atje, përmes këtij fluturimi “është realizuar dërgesa e raketave ‘Javelin’ dhe ‘NLAW’ në Kosovë, të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse”. 

Të njëjtat media raportonin të shtunën se Vuçiqi do t’i ankohet kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili prej kur ka nisur lufta në Ukrainë është angazhuar intensivisht për t’u dalë në krah ukrainasve. Johnson, të cilit Vuciq do që t’i ankohet, është lideri i parë i një shteti, që ka vizituar Kyivin në kohë lufte.

Serbia ndërkaq është në ekstremin tjetër. Ka nisur një peticion në përkrahje të Rusisë, të cilin u raportua se e nënshkruan akademikë, klerikë fetarë dhe regjisorë. Tubimet kohëpaskohshme në Beograd, në përkrahje të Moskës, e kanë bërë Serbinë vendin e vetëm në botë që bën tifozllëk për forcat, që po raportohet cdo ditë se po kryejnë krime dhe masakra ndaj popullsisë civile në Ukrainë.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Aleksandar Vuciq britania KFOR
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022
Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In