Friday, September 29, 2023
Rozë Magazina

Bukuroshja durrsake përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe”, prezantohet me shqiponjën dhe këngën e kuqezi

47views

Bukuroshja shqiptare, Deta Kokomani, ka shkëlqyer në fazën e veshjeve me “motive kombëtare” në Miss Universe, kompeticion bukurie i cili po mbahet në New Orleans. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë kompeticion bukurie mbante veshur një fustan kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërkohë që u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës. 

Kjo fazë e edicionit të 71-të të Miss Universe, e mbajtur në Neë Orleans, ishte mahnitëse me gati 90 shtete pjesëmarrëse, përfaqësueset e të cilave shkëlqyen me veshje me motive tradicionale.

Deta Kokomani është 21 vjeçe, nga Durrësi. Ajo u shpall “mbretëresha” e bukurisë shqiptare një vit më parë, ndërsa tashmë përfaqëson vendin tonë në Miss Universe.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0