Saturday, December 9, 2023
Lajme

Bundeswehri i dhuron FSK-së kostume kundër bombave në vlerë 500 mijë euro

56views

Bundeswehri gjerman i dorëzoi Forcës së Sigurisë së Kosovës, 10 kostume që shërbejnë kundër bombave, përfshirë pajisjet teknike shtesë. Vlera totale e tyre është rreth 500 mijë euro.

Në njofitmin e Ambasadë së Gjermanisë në Kosovë shkruan se me këto kostume për mbrojtje nga bombat, forcat e armatosura kosovare mund të mbrohen nga eksplozivë të rrezikshëm si mina apo mbetje municioni të pashpërthyera.

Gjithashtu, paisjet sigurojnë mbrojtje edhe nga bomba apo eksplozivë nga sulmet terroriste.

 “Në të ardhmen, specialistët e FSK-së do të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre të rrezikshme me këto pajisje të dhuruar nga Gjermania”, thuhet në njoftimin e Ambasadë së Gjermanisë.

Ky donacion u dhurua falë nismës së Qeverisë Federale, për konsolidimin e FSK-së.