Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 25, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

“Burdushi”, akuzohet se përmes mashtrimit përfitoi rreth 1 milion euro

KosovariPress Nga KosovariPress
May 4, 2022
Në Lajme
0 0
0
“Burdushi”, akuzohet se përmes mashtrimit përfitoi rreth 1 milion euro
0
Shpërndarjet
11
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Me administrimin e provave materiale, ka vazhduar të mërkurën gjykimi në rastin ku Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Në këtë seancë, prokurorja Merita Bina-Rugova i ka lexuar dhe elaboruar provat materiale.

Mbrojtësi i të akuzuarit Hysri Peqani, avokati Durim Osmani pas leximit të provave materiale nga prokurorja Bina-Rugova, deklaroi se në këtë seancë nuk është i gatshëm që të japë vërejtjet lidhur me provat e administruara nga Prokuroria Speciale.

Mirëpo, i njëjti tha që dy prova të cilat i ka administruar prokuroria në këtë seancë, mbrojtja nuk i posedon dhe atë 4 libra me shënime, gjerësisht të cilat nuk janë në CD-në e dorëzuar të mbrojtjes, ku është e përfshirë e gjithë dosja e lëndës, si dhe shtoi se mbrojtja nuk posedon CD-të me incizime të pa autorizuar.

Avokati Osmani ka kërkuar nga gjykata një afat shtesë që t’i përgatisë në formë të shkruar kundërshtimet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, kërkoi një afat shtesë lidhur me propozim të provave shtesë që të njëjtat do t’ia paraqesin gjykatës në formë të shkruar para datës së seancës se ardhshme.

Prokurorja Bina-Rugova lidhur me CD-të me incizime të paautorizuara, tha se beson se i kanë marrë së paku një pjesë të incizimeve që kishin mundur t’i lëshojnë për të gjithë, por se mbrojtja nuk i ka marrë me qëllim sepse përmbajtja është shumë e ndjeshme.

Ndërsa, theksoi se ato CD nuk janë objekt i akuzës, por vetëm e ilustron mentalitetin e tij dhe mënyrën e punës.

Sa i përket librave, e njëjta tha se janë 4 libra shumë të mëdha dhe tha se mbrojtja me siguri i ka marrë origjinalet. Ajo shtoi se ka qenë e pamundur që të bëjnë fotokopje për shkak formatit të marrë, mirëpo nëse dëshirojnë herën tjetër mund t’i sjell në sallë.

Më pas, propozimi i mbrojtësit të të akuzuarit Peqani, avokatit Osmani që seanca e sotme të ndërpritet, u aprovua nga ana e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Lutfi Shala. Ndryshe, prezent në sallë të gjykimit ishte edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Mark Kaçinari.

Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar e së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari ka mjekuar persona të ndryshëm anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore. Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, e ka bërë ndonëse nuk kishte kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse.

Prokuroria po pretendon se Peqani e kishte bërë një gjë të tillë me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme. Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

Për këto, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale e ngarkon të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”.

Prokuroria pretendon se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e krepe e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare , ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme. Për këto veprime ai akuzohet për veprën penale të shpëlarjes së parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Burdushi Gjykata mbrojtja
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022
Shahu i kundërpërgjigjet Mahmutit: LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima e të guximshëm që nuk flisnin skutave

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In