Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, May 22, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Çfarë iu premtua Kurtit dhe Vuçiqit nga Scholz? Paralajmërohen zhvillime dramatike pas takimit në Berlin

KosovariPress Nga KosovariPress
May 5, 2022
Në Lajme
0 0
0
Çfarë iu premtua Kurtit dhe Vuçiqit nga Scholz? Paralajmërohen zhvillime dramatike pas takimit në Berlin
0
Shpërndarjet
7
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz priti në takime të ndara kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këta dy të fundit janë takuar në një darkë joformale nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kancelari Scholz deklaroi se tha se marrëveshja e ardhshme Kosovë-Serbi do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen reciproke.

“Objektivi i dialogut të Brukselit [midis Kosovës dhe Serbisë] është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, që u hap të dyja vendeve perspektivën e [anëtarësimit në] Bashkimin Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, tha Scholz.

Kurse Lajçak theksoi se takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë më 13 maj.

“Mirëpresim mundësinë për diskutime rreth dialogut, në një darkë joformale, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Berlin. Faleminderit Qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Mirosllav Lajçak në Twitter.

E për takimin e djeshëm në Berlin dhe zhvillimet e ardhshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.

Image

Enver Bytyçi

“Takimi i djeshëm në Berlin është ngjarje shumë e rëndësishme për rajonin tonë dhe sidomos për Kosovën. Olaf Scholz thirri në zyrën e tij kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në prani të ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Kjo përkujdesje e kancelarit gjerman është me një domethënie të veçantë. Ndoshta kjo do të shënohet si një ngjarje historike në zhvillimet politike e diplomatike për Ballkanin Perëndimor”, thotë Bytyçi.

Sipas tij, kancelari Scholz është një autoritet i padiskutueshëm në Bashkimin Evropian, prandaj ishte me rëndësi angazhimi i tij në zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vetë ai pas takimit në konferencën për shtyp theksoi nevojën e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në të cilën të jetë dhe njohja reciproke. Ishte artikulim i rëndësishëm ky, po të kemi parasysh se përfaqësuesit e BE-së kanë folur deri tani për marrëveshje gjithëpërfshirëse, por jo edhe për njohje të ndërsjellët”, thekson Bytyçi.

Ai thotë se Kurti ishte aktiv dhe me kërkesa të qarta, kurse Vuçiq pasiv dhe i fokusuar në mbrojtje.

“Ajo që ra në sy ka të bëjë me faktin se Kurti ishte aktiv dhe me kërkesa të qarta për një dialog me njohjen e shtetit të Kosovës. Ndërsa Vuçiq ishte pasiv, në mbrojtje, sepse u përpoq shumë të justifikojë qëndrimin serb ndaj Rusisë. Presidenti i Serbisë tha se vendi i tij e dënon agresionin rus në Ukrainë dhe e konsideron atë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Por kërkoi që të mirëkuptohet për atë se ai nuk mund të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Rusinë. Është ky qëndrim pak a shumë i njëjtë me vendimin e qeverisë shqiptare për të lejuar qytetarët rusë të vijnë në Shqipëri pa viza. D.m.th për të mos i këputur të gjitha lidhjet me Moskën”, shpjegon Bytyçi.

Më tej, sipas Bytyçit suksesi i këtij takimi është kryesisht në anën e së drejtës së Kosovës dhe shtetësisë së saj.

“Scholz takoi të tre protagonistët e dialogut. Kosovës i kërkoi që të jetë të mos e bllokojë procesin e bisedimeve, gjë që është krejt e arsyeshme si kërkesë. Suksesi i këtij takimi është kryesisht në anën e së drejtës së Kosovës dhe shtetësisë së saj. Kancelari gjerman pranoi të angazhohet për disa procese pozitive për rajonin. Kryesore është se ai theksoi rigjallërimin e Procesit të Berlinit. Ringjallja e Procesit të Berlinit dhe nisja e bashkëpunimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes këtij procesi do të eliminojë gjurmët negative jo integruese të Ballkanit të Hapur. Ky është ndoshta suksesi më i madh i këtij takimi dhe angazhimi serioz të kancelarit gjerman për rajonin tonë”.

“Sigurisht që Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian janë të shqetësuar nga ngjarjet dhe gjenocidi rus në Ukrainë. Frika se Ballkani mund të destabilizohet si pasojë e luftës në Ukrainë është shtuar tej mase dhe një konflikt në Ballkan çon automatikisht në destabilizimin e kontinentit evropian. Ndaj dhe Berlini e kryeqytetet e vendeve demokratike në Evropë, si dhe SHBA-të janë angazhuar fuqishëm për zgjidhjen e konflikteve te ne. Më e mundshme për momentin është zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi. Më pas do të përqendrohen përpjekjet te Bosnjë-Hercegovina. Dhe kësisoj Ballkani kthehet përfundimisht në normalitet”, deklaron për “Bota sot” profesor, doktor Enver Bytyçi.

Por çfarë do të ndodhë pas këtij takimi me dialogun Kosovë-Serbi?

“Kam përshtypjen se për arritjen e marrëveshjes me Kosovën Serbia ka marrë premtimin e anëtarësimit në BE me procedura të përshpejtuara, së bashku me Malin e Zi. Ndërsa Kosova me liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit kandidat. Integrimi në BE për Serbinë mund të jetë joshëse në këmbim të paqes me Kosovën. Ndërkohë që Beogradi nuk shikon ndonjë perspektivë të mirë në marrëdhëniet e tij me Moskën, për shkak se Rusia është e do të jetë humbësja e madhe në luftën që ka nis e po zhvillon në Ukrainë”, shprehet Bytyçi.

Ai thotë se situata e re e krijuar pas luftës në Ukrainë është shumë favorizuese për të vendosur paqen në Ballkan.

“Elita politike shqiptare mund dhe duhet ta shfrytëzojë këtë moment oportun për të qenë më fleksibël dhe më e shkathët për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të ngrirë me Serbinë. Jam i mendimit se jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë duhen ndërmarrë hapa, të cilët e venë nën presion presidentin dhe qeverinë e Serbisë në këtë situatë. Kjo do të thotë se duhet kritikuar çdo qëndrim pajtues i Beogradit ndaj Rusisë. Duhet kërkuar që edhe Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina t’i bashkohen sanksioneve kundër Moskës. Duhet identifikuar qëndrimi serb si një qëndrim anti-euro-atlantik”, thotë Bytyçi.

Ai shton se në këtë mënyrë, qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë ndihmojnë për të ndryshuar balancën diplomatike, e cila deri para luftës ishte në favor të Serbisë.

“Nga ana tjetër liderët politikë shqiptarë nuk duhet të tregojnë arrogancë e mendjemadhësi në dialog ose në qëndrimet politike e diplomatike në raport me Serbinë dhe politikanët e saj. Mendjemadhësia e dëmton rëndë pozicionin e qeverisë Kurti në dialog. Duhet të merret shembull nga performanca e Ibrahim Rugovës, i cili kurrë nuk u bë mburravec, por i dëshmoi botës se shqiptarët ishin viktimat e serbëve dhe shtetit serb. Nuk them se duhet tejkaluar masa e që politika shqiptare të shfaqet qyqare dhe viktimizuese. Por me argumente, në mënyrë racionale duhet të vazhdojë të performojë të drejtën e viktimës. Përveç kësaj në çdo gjë në procesin e dialogut duhen argumente shtesë dhe fakte bindëse për të drejtën që mbron shtetësinë dhe territorin e Kosovës”, nënvizon Bytyçi,

“Përfundimisht duhet thënë se jo vetëm zoti Kurti, por gjithë politikanët shqiptarë kudo që ata janë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment të favorshëm për të realizuar paqen dhe shtetësinë e Kosovës në territorin aktual”, përfundon për “Bota sot” profesor, doktor Enver Bytyçi.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe bytyci Lajçak kurti vucic berlin kancelar Scholz
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

May 22, 2022
​Moti gjatë javës së ardhshme

​Moti gjatë javës së ardhshme

May 22, 2022
​Nëntë raste të reja me COVID-19

​Nëntë raste të reja me COVID-19

May 22, 2022
Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

May 22, 2022
​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

May 22, 2022
​Moti gjatë javës së ardhshme

​Moti gjatë javës së ardhshme

May 22, 2022
​Nëntë raste të reja me COVID-19

​Nëntë raste të reja me COVID-19

May 22, 2022
Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

May 22, 2022

Kosovari.press

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

​Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset

May 22, 2022
​Moti gjatë javës së ardhshme

​Moti gjatë javës së ardhshme

May 22, 2022
​Nëntë raste të reja me COVID-19

​Nëntë raste të reja me COVID-19

May 22, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In