Saturday, February 4, 2023
Lajme

Çfarë ndihme pret Kosova nga Austria

6views

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kancelari i Austrisë, Karl Nehammer do të interesohet personalisht që t’i ndihmojë Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Kurti thotë se pret që Austria t’i ndihmojë Kosovës për të afirmuar pavarësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe në kundërvënien ndaj propagandës së Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës.

“Kancelari Nehammer do të interesohet edhe personalisht që të na ndihmojë me ndonjë zë skeptik aty, unë jam shumë optimist dhe në të njëjtën kohë ne mbajmë shumë shpesh takime të ndryshme në Vjenë. Besoj që edhe për ballkanin tonë, Austria do të mund të ndihmojë më shumë. Austria është vendi që historikisht nga Evropa e njeh më së miri rajonin tonë, andaj edhe ne presim që në BE dhe në forumet ndërkombëtare botërore”, tha Kurti në RTK.