Friday, September 29, 2023
Lajme

Çfarë po paralajmërojnë tre deputetët “problematikë” të Vetëvendosjes?

96views

Tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se ky do të jetë një vit “interesant” në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ka qenë deputeti Eman Rrahmani ai i cili ka publikuar një fotografi me dy kolegët e tij nga kjo parti, Gramos Agushollin dhe Visar Korenicën dhe këtë mbishkrim.

“Po e fillojmë një vit “interesant” në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, ka shkuar Rrahmani.

Ndryshe, Korenica është shkarkuar nga pozita e Koordinatorit të Degës së VV’së në Rahovec, në prill të vitit të kaluar.

Sipas Korenicës, arsyeja e shkarkimit të tij është kundërshtimi i votimit të Kodit Civil.

Edhe Rrahmani e Agusholli kishin votuar kundër Projektkodit Civil.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0