Thursday, June 8, 2023
Lajme

Chollet u takua edhe me Bërnabiqin thotë se folën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit

45views

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sot është takuar edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pos takimit që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Chollet ka thënë se ishte kënaqësi për të që u takua me Bërnabiq.

Biseduam për çështje kyçe nga siguria energjetike  e deri te integrimi ekonomik, marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes ShBA-Serbi dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Chollet.

Ai ka bërë të ditur se në takim ishte i pranishëm edhe ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq. Chollet, të mërkurën, ka qëndruar për vizitë edhe në Kosovë ku është takuar me krerët institucional, liderët e opozitës, Listën Serbe, gazetarë dhe shoqërinë civile.

 

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0