Kreu i Kuvendit të Serbisë ka thënë se është vështirë të parashikohet se procesi gjyqësor kundër pjesëtarëve të UÇK-së për krime ndaj serbëve të përfundoj me gjykime, por me rëndësi të flitet për këtë sepse duhet të ketë drejtësi për viktimat serbe, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Ai përkujton se nëse Prishtina nuk do formonte Gjykatën për krime, atë do ta bënte Këshilli i Sigurimit të OKB-së, gjë që shihet me ikjen nga realiteti dhe dëshira për të hequr këtë gjykatë.
“Një nga kërkesat e Prishtinës në takimin në Shtëpinë e Bardhë ishte angazhimi për heqjen e gjykatave ndërkombëtare” ka thënë Daçiq.
Daçiq përkujtoi edhe iniciativën e presidentit Thaçi për shpalljen e amnistisë edhe për serb edhe për shqiptar, që është e zakonshme pas veprimet luftarake përveç veprave të rënda , por ajo duhet aplikuar edhe në territoret tjera si BeH, Kroaci etj..
‘Ne kemi propozuar këtë, por ata duan që vetëm serbët të përgjigjen për krime lufte” tha ai.
Lidhur me komentet qe ai ftohet thirret nga Gjykata për krime, ai tha se asokohe nuk ishte në punë shtetërore, por vetëm zëdhënës i SPS, për dallim nga Limaj dhe tjerët që kanë vrarë serb në male.
Ndërsa rreth asaj se a do ketë pasoja Serbia pasi ka mbështetur Tramp që humbi zgjedhjet , ai këtë e hodhi pishtë sepse kjo mbështetje u bë vetëm indirekt.
Ai shprehu bindjen se gajden nuk do kthehet në vitet 90-të, kur raportet e ShBA ndaj Serbisë, ndonëse ka nuanca në politikën e Bajdenit e Trampit si është dialogu dhe ambasada e Juresalemit.
”Bajden ishte më zëshmi në fushatën për fajësinë e Serbisë dhe popullit serb dhe kjo ështe e kaluar” tha ai.
Ai shtoi se në vitin 2008 Bajden kur qëndroi në Serbi ishte “shumë i matur dhe fliste për pajtimin me Kosovën dhe tejkalimin e problemit sepse historia është armik i ardhmërisë”.