Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas konferencës së djeshme të Albin Kurtit, ku kërkoi që shteti të sigurojë mbrojtjen për të akuzuarit nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është reflektim i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së dhe duhet kuptuar drejt, pasi kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK, përcjell Bota sot.
Haradinaj po ashtu ka thënë se mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh.
Postimi i tij i plotë:
Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK.
Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh.