Sunday, May 28, 2023
Lajme

Dedaj: Berishaj s’është vetëm, mund t’i marrë me vete edhe Kurtin e Osmanin

35views

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, tha në Frontal në T7 se ka “një zor të madh” që nuk po shkarkohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është implikuar në një skandal të madh financiar.

“Këtu pa qenë një zor i madh, nuk mund të ndodh kjo”, tha Dedaj.

Ai thotë se Berishaj “nuk është vetëm”. Sipas tij, nëse vërtetohen akuzat ndaj ambasadorit, ai mund t’i marrë me vete edhe krerët e shtetit.

“Në këtë anije nuk është vetëm. Nëse vërtetohen akuzat, atëherë me të duhet të shkojnë edhe Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla”, tha ish-ambasadori.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0