Saturday, February 4, 2023
Rozë Magazina

Deklarata e tij ‘çoroditi’ botën, habit Princ Harry: Vrasja e 25 luftëtarëve talebanë është gënjeshtër e rrezikshme

6views

Princ Harry ka deklaruar se vrasja e 25 luftëtarëve talebanë e shkruar në librin e tij është një gënjeshtër e rrezikshme.

Pas kritikave dhe reagimeve të shumta për “Spare”, Harry tha në një intervistë për televizionin amerikan se fjalët e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit nga shtypi britanik dhe se kjo gjë po vë në rrezik familjen e tij.

“Pa dyshim, gënjeshtra më e rrezikshme që ata kanë thënë, është se unë disi u mburra me numrin e njerëzve që vrava në Afganistan. Është gënjeshtër. Ata po rrezikojnë familjen time”, tha ai.

Kujtojmë se në media qarkulloi lajmi se Harry kishte vrarë 25 luftëtarë gjatë shërbimit të tij ushatarak në Afganistan, gjë që solli dhe reagime serioze nga ushtarakë të lartë talebanë.

Princi gjithashtu pranoi se kishte parë serialin e Netflix “The Crown”, dramën e bazuar në Familjen Mbretërore. Për gjyshen e tij të ndjerë, Mbretëreshën, ai tha se e kujton më së shumti zgjuarsinë e saj të mprehtë, sensin e humorit dhe aftësinë e saj për t’iu përgjigjur kujtdo me një fytyrë serioze edhe kur  po bënte shaka.

Rreth 400,000 kopje të kujtimeve janë blerë, pavarësisht se shumë fragmente u zbuluan në shtyp përpara botimit të tij.