Friday, September 29, 2023
Aktuale

​Deliu: Kurti të kërkojë falje për deklaratat për Ivanoviqin

51views

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të kërkojë falje për deklaratat e tij për ish-politikanin serb të Kosovës të vrarë, Oliver Ivanoviq.

Ajo tha se kjo çka ka bërë Kurti është fryje e rëndë për viktimat dhe familjet e tyre, po ashtu edhe për institucionet që mundësuan përballje e Ivanoviqin me drejtësi për krimet në veri.

“Kjo që ka bërë Kurti është fyerje e rëndë për viktimat, fyerje e rëndë për familjet e tyre, për institucionet që mundësuan përballjen e tij me drejtësi, dekurajim për secilin që angazhohet për drejtësi për viktimat për të dënuar përgjegjësitë, fyerje për secilin nga ne në sallë që përfaqësojmë qytetarët e Kosovës…

Kryeministri Kurti ka bërë gabim të madh e të pafalshëm. Për një gjë të tillë besoj nuk pajtohet as kryetari i Kuvendit, sa për presidenten e kemi parë qartë se çfarë mendon. Kërkojmë kryeministri të kërkojë falje publike e të distancoheni kolegë nga deklaratat”, tha ajo.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0