Thursday, September 28, 2023
Lajme

Deliu: Osmani heshtë në temat ku kryeministri “zhytet”

61views

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani vazhdimisht heshtë në temat “ku zhytet” Albin Kurti.

Deliu komentoi përkujtimin që Kurti ia bëri Oliver Ivanoviqit.

Ajo ka kërkuar që Osmani duhet të deklarohet nëse pajtohet ose jo me Kurtin.

“Presidente, qoftë edhe si bashkëvendase, si mitrovicase, na trego se “nuk do ta harrosh kurrë natën e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000”.  Presidente, është e ditur publikisht se për natën e tmerrit është i dënuar Oliver Ivanoviq. Prandaj, dil dhe fol”, ka shkruar Deliu ndër tjerash në Facebook.

“Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të kryeministrit Kurti”, thotë Deliu.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0