Saturday, June 10, 2023
Lajme

Demantohen pretendimet e Vuçiqit edhe për çnjohje nga Maldivet

20views

Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka është takuar sot me ambasadoren e Malpeve në ShBA, Thilmeesa Husain.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës – një nga to ishin edhe Malpet.

Megjithatë sipas Rekës, në diskutim e sipër me ambasadoren Thilmesa janë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Kosovës dhe Malpeve.

“Kënaqësi takim me [email protected], Ambasadore e #Malpes në #SHBA dhe Përfaqësuese e Përhershëm e Malpeve në #OKB . Rikonfirmohen marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe: #Kosova – Malpe që nga viti 2009”, ka shkruar Reka në një cicërimë në Twitter.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0