Friday, September 29, 2023
Lajme

Deputeti i VV-së ‘godet’ Isa Mustafën: Bëri pazare për pushtet

123views

Sipas deputeti të Vetëvendosjes, Salih Zybame ardhjen e kësaj partie në krye të Qeverisë, ka ndërruar edhe mendësia e qeverisjes në Kosovë karshi dialogut me Serbinë.

Zyba ka kritikuar qasjen e ish-kryeministrit, Isa Mustafa për negociatat me Serbinë, duke e quajtur madje se ka bërë edhe pazare për pushtet.

“Ka ndërruar qeveria, ka ndërruar mendësia e qeverisjes. I bjen që edhe përgjegjësi për negociim ka ndërruar. Isa Mustafa nuk është më me bë këso pazare. Ka qenë pazar për pushtet fillimisht. Minimumi i asaj kohe me këtë negociim, u pa. U pa edhe në disa raporte edhe mediave vendore e ndërkombëtare, fakti që ka të gjetura se si është negociuar edhe për sigurinë e veriut.

Pozita të larta shtetërore, kanë ardh në pushtet edhe për pozitat politike. Por, e vecanta është se kanë negociuar edhe për pozita të ngushta, duke përfshirë edhe veriun”, tha Zyba tutje.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0