Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me mos votimin e projektligjit për Trustin.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Bytyqi ka shkruar se shpresat se kjo qeveri do të mendoj në mirëqenien e qytetarit po shuhen përditë.
Postimi i saj i plotë:
TRUSTI S’KALON
Të dashur qytetarë,
Sot ndjej keqardhje e zhgënjim që zëri juaj nuk u dëgjua!
Një kërkesë e juaja, e drejtë e juaja, që sadopak t’ua lehtësojë krizën ekonomike që po e kaloni, ua mohoi pushteti aktual që veç për popullin s’është.
Shpresat se kjo qeveri do të mendoj në mirëqenien e qytetarit po shuhen përditë.
Uroj për ditë më të mira, pasi me këtë qeveri i kemi harruar ato!