Saturday, February 4, 2023
Lajme

Deputetja e AAK-së thotë se do t’i ftojnë krerët e AKI-së për rastin e Martin Berishajt

79views

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se javën që vjen do të iniciojnë ftesë për krerët e AKI-së për të parë nëse ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka kaluar nëpër filtrat e sigurisë për postet që i mbajnë.

“Nga java që vjen do të iniciojmë  ftesën për krerët e AKI-së ku do të kërkojmë të dhëna të sakta nëse Ambasadori Berishaj (por edhe kolegët e tij) kanë kaluar nëpër filtrat e sigurisë për postet që mbajnë!”.

Ajo tha se arsyet pse Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani nuk po e shkarkojnë Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn “i dinë vetëm ata”.

“Faktet që Ambasadori Berishaj ka financuar Fushatën e VV! do të dalin në dritë së shpejti dhe këtë e dijnë edhe Kurti e Osmani por edhe Berishaj e Gërvalla. Por ajo që më së shumti shqetëson tek Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës është që ata kanë emëruar ambasadorë pa kaluar nëpër filtrat e Sigurisë dhe para së gjithash pa u intervistuar nga AKI”, ka shkruar Kadrijaj.