Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi, pasi disa ditë më parë doli pozitiv.
Deliu – Kodra tha se është mirë me shëndet dhe falënderon për kujdesin të gjithë ata që kontaktuan dhe i dhanë mbështetje e forcë gjatë kësaj kohe.
“Poashtu, falenderim i veçantë për të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët edhe në këto kohë të vështira, janë në krye të detyrës”, u shpreh deputetja e PDK-së, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Miq të dashur,
Jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ nga testimi i fundit për Covid-19.
Jam mirë me shëndet dhe falënderoj për kujdesin të gjithë ata që na kontaktuan dhe na dhanë mbështetje e forcë gjatë kësaj kohe.
Poashtu, falenderim i veçantë për të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët edhe në këto kohë të vështira, janë në krye të detyrës.
Lutem për shërim të shpejtë, për të gjithë ata qytetarë që po përballen me virusin.
Vendosni maskat , mbani distancën!