Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, July 3, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press aktuale

Deputetja Krasniqi: Masat kufizuese të Qeverisë Hoti, nuk e dëmtuan ekonominë si ato të Qeverisë Kurti!

KosovariPress Nga KosovariPress
November 17, 2020
Në aktuale
0 0
0
Deputetja Krasniqi: Masat kufizuese të Qeverisë Hoti, nuk e dëmtuan ekonominë si ato të Qeverisë Kurti!
0
Shpërndarjet
60
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, në debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka lavdëruar punën e Qeverisë Hoti, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë.

Deputetja Krasniqi, ka theksuar se situata me virusin Covid-19 është e rëndë në vendin tonë, ngjashëm sikurse në vendet e rajonit dhe ato të BE-së. Por, falë angazhimit të plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, vecanërisht Ministrisë së Shëndetësisë, situata me pandeminë vazhdon të jetë nën kontrollë.

Ajo kritikoi menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti dhe ish-ministri Arben Vitia, që sipas saj me vendime dhe masa të ashpra kufizuese, si karantinimi në nivel vendi e ka sjellur ekonominë në buzë kolapsi.

“ Është më rëndësi të theksohet se të gjitha vendimet dhe masat kufizuese që kanë hyrë në fuqi, nuk e dëmtojnë ekonominë e vendit, në masë të njëjtë siç e kishte dëmtuar qeveria e kaluar, në krye me z. Albin Kurti. Në vend të mbylljes totale, veprim ky që e ka sjellur ekonominë e vendit në buzë të kolapsit, Qeveria Hoti ka zgjedhur forma më kreative dhe më të përshtatshëm për të mbajtur gjallë ekonominë e vendit, duke krijuar kushte për operim dhe duke ruajtur shëndetin e qytetarëve. Nuk u ndjek praktika e krantinimit të qytetarëve në konvikte, siç u veprua në qeverinë e kaluar, ku përveç pakënaqësive të shumta në trajtim, për pasojë kishim edhe një jetë të humbur. Për dallim prej ish-ministrit Vitija, që çdo ditë dilte në konferencë për media, ministri Zemaj është çdo ditë në terren duke përcjellur situatën nga afër dhe duke vepruar konform gjendjes në terren”, tha ajo.

Fjalimi i plotë i saj:

E nderuar Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

I nderuar Kryeministër z. Avdullah Hoti dhe ju kabinet qeveritarë,

Te nderuar kolegë deputetë,

Te dashur qytetarë,

Aktualisht, situata me virusin Covid-19 është e rëndë në vendin tonë, ngjashëm sikurse në vendet e rajonit dhe ato të BE-së. Por, falë angazhimit të plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, vecanërisht Ministrisë së Shëndetësisë, situata me pandeminë vazhdon të jetë nën kontrollë.

Duke e parë situatën e rënduar me shtimin e rateve të infektimit me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institucionet tjera Shëndetësore ka ndërmarrë disa veprime konkrete dhe të rëndësishme për të parandaluar shpërthimin e situatës pandemike. Fillimisht janë vendosur disa masa kufizuese për orarin e lëvizjes, veçmas për personat mbi moshën 60 vjecare që sipas Organizatës Botërore të Shëndetit konsiderohen më të rrezikuar nga virusi Covid-19 dhe në këtë kontekst, janë marrë vendime për të ruajtur shëndetin e tyre.

Në mënyrë graduale, duke e parë situatën në terren por edhe bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të ngrit numrin e masave kufizuese, me qëllimin e vetëm për të ruajtur shëndetin e gjithë qytetarëve. Është më rëndësi të theksohet se të gjitha vendimet dhe masat kufizuese që kanë hyrë në fuqi, nuk e dëmtojnë ekonominë e vendit, në masë të njëjtë siç e kishte dëmtuar qeveria e kaluar, në krye me z. Albin Kurti. Në vend të mbylljes totale, veprim ky që e ka sjellur ekonominë e vendit në buzë të kolapsit, Qeveria Hoti ka zgjedhur forma më kreative dhe më të përshtatshëm për të mbajtur gjallë ekonominë e vendit, duke krijuar kushte për operim dhe duke ruajtur shëndetin e qytetarëve. Nuk u ndjek praktika e krantinimit të qytetarëve në konvikte, siç u veprua në qeverinë e kaluar, ku përveç pakënaqësive të shumta në trajtim, për pasojë kishim edhe një jetë të humbur. Për dallim prej ish-ministrit Vitija, që çdo ditë dilte në konferencë për media, ministri Zemaj është çdo ditë në terren duke përcjellur situatën nga afër dhe duke vepruar konform gjendjes në terren.

Krahas masave kufizuese, Qeveria Hoti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’u përballur me Covid-19, duke e ngritur nivelin më të lartë të mobilizimit stafin shëndetësor në QKUK dhe në spitalet rajonale. Janë rriturkapacitetët me shtretër dhe për furnizim me oksigjen të lëngshëm. Janë rritur testimet në mbi 2,000 në ditë dhe pothuajse kushdo që ka nevojë arrin të testohet brenda ditës. Vlenë të theksohet se nga muaji shkurt kur janë realizuar testimet e para për virusin Covid-19 e deri më tani janë testuar 122 mijë qytetarë, prej të cilëve 116 mijë janë testuar nga koha kur në krye të Qeverisë ka ardhur z. Avdullah Hoti, përkatësist data 4 qershor.

Është ndërtuar sistemi i hetimit epidemiologjik, që na mundëson parashikimin te zhvillimit të epidemisë dhe rrjedhimisht marrjen e masave të nevojshme me kohë. Po ashtu po mbikëqyren vazhdimisht shkollat duke testuar nxënësit dhe arsimtarët dhe duke marrë vendimet e nevojshme për secilin rast.

Në këto rrethana, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me ministritë dhe institucionet e tjera të përfshira në menaxhimin e situatës me COVID-19, është duke u angazhuar për të siguruar mbështetje në mënyrë të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, derisa po punon në sigurimin e vaksinës krahas vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministia e Shëndetësisë është duke i koordinuar veprimet me shtabet e komunave në veçanti në fushën e arsimit, si dhe ka bërë kategorizimin e komunave bazuar në numrin e të infektuarve dhe ka përcaktuar masat përkatëse.

Të nderuar kolegë deputetë,

Në kohën kur ne jemi mbledhur për të debatuar rreth situatës me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj, institucionet shëndetësore janë duke kontribuar maksimalisht për të mbajtur gjendjen nën kontrollë. Inspektoratet dhe policia po punojnë ngushtë me komuna dhe institucione të tjera për të mbikëqyrë zbatimin e masave, duke punuar edhe me orar të zgjatur.

Komunat kanë krijuar tanimë një sistem që funksionon plotësisht në mbikëqyrje të rasteve me COVID-19 në konsultim me institucionet qëndrore, janë funksionalizuar shtabet emergjente lokale, janë rritur kapacitetet e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në bashkërendim të aktiviteteve me nivelin qendror etj.

Përveç shtimit të përgjegjësive, është ndarë edhe buxhet shtesë për shëndetësi, për arsim dhe për komuna për t’u përballur me lehtë gjendjen nga COVID-19. Pa përkrahje nuk kanë mbetur edhe bizneset dhe punëtorët. Qeveria Hoti është e vendosur që t’iu ndihmojë në tejkalimin e situatës, siç ka bërë duke ndihmuar bizneset, punëtorët, bujqit, gratë në biznes, komunitetet jo shumicë, familjet në asistentë sociale dhe të tjerët përmes fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë euro. Ngjashëm do të vazhdohet edhe në vitin e ardhshëm, ku përmes fondit të rimëkëmbjes parashihet përkrahje nga shteti në vlerë prëj 182 milionë eurosh.
Më duhet të theksoj se nuk është koha për të vepruar mbi bazën e inateve partiake dhe personale. Nga karriga e deputetës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju ftoj për më shumë unitet dhe bashkëpunim, që të votohet edhe Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike, pako kjo nga e cila do të përfitonin të gjithë qytetarët. Si të zgjedhur nga populli, e kemi për obligim që të angazhohemi për interesin e tyre, veçanërisht në këtë kohë, kur më së shumti kanë nevojë për përkrahje financiare. Kështu jemi zëri i tyre dhe e përmbushim zotimin tonë, për përkrahje të vazhdueshme.

Për t’u kthyer tek arsyeja për të cilën po debatojmë, në rast se analizohet gjithë situatën dhe veprimet e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, nuk mund të flasim për mos punë, nuk mund të themi se nuk është bërë asgjë në menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19. Është duke gënjyer, kushdo që mundohet ta paraqes ndryshe kontributin dhe angazhimin e institucioneve në menaxhim të situatës. Nuk mund të tjetërsohet roli i institucioneve në përballje me virusin Covid-19. Është vepruar në përputhshmëri me nevojën e veprimit, duke e mbajtur situatën nën kontrollë.

Është për t’u çuditur fakti se si në këto rrethana, inpid të caktuar dhe me përgjegjësi publike dalin dhe therrasin protesta kundër Qeverisë së Republikës së Kosovës, që rrjedhimisht kontributi i tyre do të ishtë i drejtpërdrejt në përkeqësimit të situatës me Covid-19 dhe në rritjen e numrin e të infektuarve me këtë virus, duke zhvlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor që çdo moment përballen me trajtimin e pacientëve të infektuar.

Tani në vend se të adresojmë kritika që jo rrallë herë janë të pa baza, duhet që të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të përballen me këtë gjendje duke respektuar masat e propozuara nga IKSHP, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, me qëllim që të mos ua vështirësojmë punën atyre e jetën vetës.

Ju faleminderit për vëmendje dhe durim.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe masat Deputetja Rrezarta Krasniqi
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0

Nisin korrje-shirjet, Kurti e vazhdon traditën e kryeministrave, hip në kombanjë

July 3, 2022
Preteksti për sulm ndaj policëve nga ‘komandant’ Nuredin Lushtaku / Nga kërcënimet në plagosje, gjithherë gënjente për akuzat

Preteksti për sulm ndaj policëve nga ‘komandant’ Nuredin Lushtaku / Nga kërcënimet në plagosje, gjithherë gënjente për akuzat

July 3, 2022
LVV publikoi videon për veriun, ‘çartet’ Petkoviqi: Kurti është i fiksuar pas pushtimit të..!

LVV publikoi videon për veriun, ‘çartet’ Petkoviqi: Kurti është i fiksuar pas pushtimit të..!

July 3, 2022
Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh – do të marrë 423 mijë funte nga shteti i saj

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Nisin korrje-shirjet, Kurti e vazhdon traditën e kryeministrave, hip në kombanjë

July 3, 2022
Preteksti për sulm ndaj policëve nga ‘komandant’ Nuredin Lushtaku / Nga kërcënimet në plagosje, gjithherë gënjente për akuzat

Preteksti për sulm ndaj policëve nga ‘komandant’ Nuredin Lushtaku / Nga kërcënimet në plagosje, gjithherë gënjente për akuzat

July 3, 2022
LVV publikoi videon për veriun, ‘çartet’ Petkoviqi: Kurti është i fiksuar pas pushtimit të..!

LVV publikoi videon për veriun, ‘çartet’ Petkoviqi: Kurti është i fiksuar pas pushtimit të..!

July 3, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In