Sunday, December 10, 2023
Lajme

Deputetja Musliu – Shoshi në Prokurori, intervistohet pas kërcënimit nga qytetari nga Skenderaj

16views

Deputetja nga Partisë Demokratike të Kosovës Arjana Musliu-Shoshi është intervistuar sot nga Prokuroria lidhur me kërcënimin që i ishte bërë nga një qytetar i Skenderajt.

Gazeta ka mësuar se Musliu Shoshi është ftuar nga organet kompetente për të dhënë deklarate lidhur me rastin e dytë të kërcënimit ndaj saj.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja Musliu-Shoshi duke treguar se sot ishte e ftuar nga organet e drejtësisë

Bahri Ajeti, nga Skenderaj është personi qe e ka kërcënuar dhe i njejti është arrestuar këtë muaj.