Situata e krijuar dje në veri, ishte gati të eskalonte dhe të përfundonte me pasoja. Mirëpo një vendim i fundit i Qeverisë Kurti, qetësoi situatën.
Derisa pati reagime edhe nga ndërkombëtarët për këtë situatë, kryeministri shqiptar Edi Rama heshti karshi kësaj.
Megjithatë postimet e tij në rrjetet sociale nuk munguan.
Ai festoi hapjen e një terminali të ri në Rinas, por për Kosovën nuk e tha asnjë fjalë.
“Terminali i Ri në Rinas nga sot i hapur për të gjithë pasagjerët✈️”, shkruan ai.
Ky postim i tij ishte pas orës 22.00, derisa gjendja në Kosovë ende ishte nën tensione.