Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 18, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Dështon miratimi i rishikimit të buxhetit, përplasje mes ministrit Murati dhe opozitës

KosovariPress Nga KosovariPress
May 13, 2022
Në Lajme
0 0
0
Dështon miratimi i rishikimit të buxhetit, përplasje mes ministrit Murati dhe opozitës
0
Shpërndarjet
0
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratohet rishikimi i buxhetit për vitin 2022, pasi në momentin e votimit në sallën plenare ishin vetëm 54 deputetë. Megjithatë, diskutimet për rishikimin e buxhetit ishin të ashpra mes ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputetëve opozitarë.

Ministri Murati tha se ky rishikim është i nevojshëm, pasi në tremujorin e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të hyrave prej 17 përqind më tepër, andaj vlera që i shtohen buxhetit është mbi 150 milionë euro që përdorën në kuadër të ringjalljes ekonomike, mirëpo i njëjti u kritikua nga partitë opozitare dhe u konsiderua se s’ka asnjë ndikim pozitiv për vendin.

Murati: Mbi 150 milionë euro i shtohen buxhetit me këtë rishikim

“Në tremujorin e parë të vitit 2022 kemi një rritje të të hyrave prej 17 përqind më tepër, krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kështu duke konsideruar për intervenime shtesë në mbështetje të qytetarëve, përkatësisht masat mbështetëse të prezantuara nga qeveria. Një rishikim të tillë, Ministria e Financave e ka parë si të domosdoshme. Vlera që shtohen në këtë rishikim është 150 milionë e 500 mijë euro, kurse rishikimi bëhet vetëm në Ministrinë e Financave në programin e ringjalljes ekonomike”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushataku tha se buxheti për vitin 2022 është konsumues dhe pa asnjë efekt zhvillimor.

Lushtaku: Ky buxhet është tërësisht konsumues pa asnjë efekt zhvillimor

“Ky buxhet është tërësisht konsumues pa asnjë efekt zhvillimor… Pjesa më e madhe buxhetore është planifikuar për politika ad-hoc, populiste të kryeministrit Kurti, pa asnjë efekt në ekonomi për të blerë paqen sociale me ata qytetarë që janë në nevojë”, tha ai.

Kritika adresoi edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, madje e cilësoi edhe si të kundërligjshëm.

Bajrami: Qysh ka mundësi të fillojë ekzekutimi i 100 eurove pa hy në fuqi ligji

“Qysh ka mundësi që ju keni filluar ekzekutimin, keni vendos 100 euro të gjithë punëtoreve në sektorin publik ende pa hy plotësim-ndryshimi në fuqi, ku i keni marrë këto mjete dhe cilët zëra buxhetorë i keni prek”, tha ai.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi tha se rishikimi i buxhetit nuk ka asnjë ndikim pozitiv për vendin.

Bytyqi: Projektligji s’ka asnjë ndikim pozitiv për vendin

“Projektligji është vendim i gabuar, pasi nuk ka ndikime pozitive dhe nuk reflekton në një menaxhim të duhur të financave publike të shtetit të Kosovës. Rishikimet buxhetore po bëhen, ndërsa asnjë investim dhe projekt zhvillimor në nivel shteti nuk ka filluar për vitin 2022”, deklaroi ajo.

Mirëpo, deputetëve opozitarë, sërish iu kundërpërgjigj ministri Murati, i cili tha se shtesat prej 100 eurosh i shkojnë direkt qytetarëve.

Murati: Këto pagesa shkojnë direkt në xhepat e qytetarëve

“Këto pagesa që ne po i bëjmë shkojnë direkt në xhepat e qytetarëve, të cilat munden t’i shfrytëzojnë për t’i mbuluar disa prej faturave dhe dhënë një shtysë për çdo familje”, deklaroi Murati.

Pas mungesës së kuorumit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës plenare dhe tha se për të njëjtën do të vendoset në Kryesinë e Kuvendit.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Kuvendi i Kosoves buxheti kourumi
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Mehaj merr mbështejen e Turqisë për Kosovën në NATO dhe Këshillin e Evropës

Mehaj merr mbështejen e Turqisë për Kosovën në NATO dhe Këshillin e Evropës

May 18, 2022
Takimi Sullivan-Kurti: SHBA mbështet dialogun për marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Takimi Sullivan-Kurti: SHBA mbështet dialogun për marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

May 18, 2022
Çitaku jep detaje për Kabinetin e Qeverisjes së Mirë nga PDK: Do të jemi opozitë reale ndaj Qeverisë Kurti

Çitaku jep detaje për Kabinetin e Qeverisjes së Mirë nga PDK: Do të jemi opozitë reale ndaj Qeverisë Kurti

May 18, 2022
16 raste pozitive me koronavirus të mërkurën në Kosovë

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Mehaj merr mbështejen e Turqisë për Kosovën në NATO dhe Këshillin e Evropës

Mehaj merr mbështejen e Turqisë për Kosovën në NATO dhe Këshillin e Evropës

May 18, 2022
Takimi Sullivan-Kurti: SHBA mbështet dialogun për marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Takimi Sullivan-Kurti: SHBA mbështet dialogun për marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

May 18, 2022
Çitaku jep detaje për Kabinetin e Qeverisjes së Mirë nga PDK: Do të jemi opozitë reale ndaj Qeverisë Kurti

Çitaku jep detaje për Kabinetin e Qeverisjes së Mirë nga PDK: Do të jemi opozitë reale ndaj Qeverisë Kurti

May 18, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In