Wednesday, February 1, 2023
Rozë Magazina

Diadema lansojnë klipin e këngës “Vragë”

39views

Një revoltë që nxjerr në pah errësirën e dhunës në familje.

Bendi nga Prishtina i zhanrit metal, Diadema, ka lansuar video klipin e rradhës. Kënga ‘Vragë’ trajton një ndër temat më të ndjeshme shoqërore në dy dekadat e fundit – dhunën ndaj grave.

“Kjo dukuri negative e shoqërisë na kufizon në rrugëtimin tonë të zhvillimit, si një murtajë e pashkëputshme, e trashëguar nga e kaluara mesjetare. Dhuna në familje mbetet ende një sfidë që nuk është arritur të zgjidhet nga institucionet tona.

Si shoqëri duhet ti ruajmë traditat e mira kombëtare që i kemi dhe ti zhvillojmë ato në vlera të civilizuara të një populli shqiptar evropian. Mirëpo traditat e padrejta dhe të dëmshme duhet ti largojmë. Duhet ta këpusim zinxhirin trashëgues të mizogjinisë dhe androcentrizmit.” – shprehen anëtarët e grupit Diadema.

Testi i këngës ‘Vragë’ bart mesazhin tek gratë, që ato në një shoqëri patriarkale, munden të jenë më të fuqishme se sa që ndoshta mendojnë.

Diadema, janë bend i formuar në vitin 2001 në Prishtinë dhe janë të njohur për versioni e tyre metal të këngës ‘Jakup Ferri’.