Saturday, December 9, 2023
Lajme

Djali lind me humbje të pjesshme dëgjimi, babai bën tatuazh aparatin në vesh

44views

Një baba ka bërë tatuazh një aparat dëgjimi në mbështetje të djalit të tij shtatëvjeçar, i cili lindi me humbje të pjesshme të dëgjimit.

Djali i Brad Russell, Jesse, mban një aparat dëgjimi për shkak të lindjes me vështirësi në dëgjim.

Disa vite më parë, ai i premtoi djalit të tij se do ta bënte tatuazhin që të mund t’i bashkohej për gjithë jetën. Brad tha:

Jesse kishte humbje të pjesshme të dëgjimit që nga lindja por ai kurrë nuk e lejon që kjo ta shqetësojë. Ai është gjithmonë i buzëqeshur. Ai më pyese çdo dy javë gjatë viteve të fundit: “Sa kohë derisa të vijë aparati i dëgjimit?”

Vendosa të bëj tatuazhin që të mund ta kisha një të tillë për gjithë jetën njësoj si ai. Ai ishte shumë i tronditur kur e pa por edhe shumë i lumtur. Ai tha: “Më pëlqen. Është qesharake babi”.