Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 25, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Dritan Abazoviçi fitoi, por çka do të fitojnë shqiptarët në Mal të Zi!

KosovariPress Nga KosovariPress
May 2, 2022
Në Lajme
0 0
0
Dritan Abazoviçi fitoi, por çka do të fitojnë shqiptarët në Mal të Zi!
0
Shpërndarjet
18
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten në Mal të Zi kryeministër i ri u zgjodh për herë të parë një shqiptar, Dritan Abazoviqi.

Ai u zgjedh kryeministër me 45 vota pro, kurse kundër ishin vetëm tre deputetë socialdemokratë.

Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 18 ministri, katër zëvendëskryeministra që janë edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe dy ministra pa portofol.

Por, çfarë mund të bëjë për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve autokton në Mal të Zi, që dikur ishin shumicë, por nën trysnitë e regjimeve malazeze e jugosllave, shqiptarët u shpërngulën masivisht dhe një pjesë u detyruan të konvertohen në ‘mysliman’.

Duke e pasur parasysh që shqiptarët në Mal të Zi, janë diskriminuar gjithmonë nga qeveritë e kaluara, sa do të jetë ndikuese tani që të ndryshohet kjo qasje, pasi tani në krye të qeverisë është Abazoviqi, analisti politik Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se zgjedhja e Abazoviqit kryeministër është diçka pozitive, e në veçanti për shqiptarët.

Image

Hidajet Ahmeti

Sipas tij, tani Abazoviqi duhet ta “rikonstruktojë konceptin mbi rolin e shqiptarëve në Mal të Zi”.

“Me zgjedhjen e kryeministrit shqiptar në Mal të Zi është një mundësi e mirë për shqiptarët, pasi qeveritë e kaluara me përbërje malazeze kanë diskriminuar në forma të ndryshme shqiptarët. Kryeministri, Abazoviq duhet ta rikonstruktojë konceptin mbi rolin e shqiptarëve në Mal të Zi, jo si komunitet pakicë, por si komunitet me të drejta të barabarta në shtet. E ka shansin dhe mundësinë që t’i tregoj botës se mundet të qeveriset më ndryshe, duke qeverisur pa dallime”, theksoi Ahmeti.

“Me Abazoviqin në krye do të hiqen kufijtë shqiptarë?”

Ndërsa, analisti politik Skënder Mulliqi, theksoi se tani në krye me Abazoviqin, shqiptarët duhet t’i fitojnë të drejtat e tyre, po ashtu sipas tij, duke i pasur parasysh meritat e shqiptarëve, do të marrin nën kontrollë edhe një pjesë të administratës publike.

Image

Skënder Mulliqi

“Me ardhjen në krye të ekzekutivit për herë të parë të një shqiptari në Mal të Zi, janë krijuar parakushtet që pakica shqiptare në këtë republikë t’i fitojë të drejtat e tyre legjitime që u kanë munguar bukur shumë deri më tash. Abazoviqi do të interesohet që shqiptarët edhe të kenë përfaqësim më të mirë institucional, duke filluar nga pushteti lokal deri te niveli qendror. Përpos resorit qeveritar për pakicat, shqiptarët do të marrin me gjasë edhe Administratën Publike, se kanë shumë merita edhe para se me ardhë Abazoviqi në krye të qeverisë, për shkëputje me referendum nga Serbia”, thotë ai.

Tutje shtoi se kjo do t’i hapë rrugë të re politike, përfshirë këtu edhe një atmosfere të integrimeve rajonale, në veçanti për Kosovën.

“Pra, Abazoviqi do të hap një dritare të re të integrimit brenda të të gjitha subjekteve politike atje, që nuk kishte ndodhur më parë. Rrëzimi i qeverisë paraprake dhe formimi i qeverisë pakicë është meritë e madhe e Abazoviqit. Programi i tij politik është që të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike, për çka edhe arriti të bëhet kryeministër në Mal të Zi. Kjo do ti hap rrugë një politike të re shumë më kreative. Abazoviqi do të tentojë të zbusë edhe theksimin e nacionalizmave si dhe krijimit të një atmosfere të integrimeve rajonale e veçmas me Kosovën. Me Abazoviqin shpresohet, pra që të ndryshohet shumë statusi politik i shqiptarëve duke i avancuar edhe të drejtat elementare njerëzore”, shtoi Mullliqi.

Do të rritet bashkëpunimi Kosovë- Mal i Zi

Sipas Mulliqit, zgjedhj e Abazoviqit ishte meritë edhe e Gjukanoviqit, megjithatë, zgjedhje e Abazoviqit është diçka pozitive për shqiptarët e të gjitha trojeve etnike.

Ai më tej u shpreh se me Abazoviqin në krye, do të fitohet edhe statusi i vendit kandidat në BE, po ashtu bashkëpunim do të ketë edhe me Shqipërinë, për heqjen e kufijve shqiptarë.

“Ai bashkoi rreth veti partitë politike minoritare, e që ato ishin deri më tash në opozitë. Dritani si politikan i ri, ka ide dhe vizion që Malin e Zi me dërgu përpara në pikëpamje politike, ekonomike dhe sociale, por edhe të integrimeve evropiane. Shpresohet dhe ekziston gatishmëria edhe e shteteve të BE-së e Amerikës, që të thellohet bashkëpunimi me kryeministrin, Dritan Abazoviq. Duhet pranuar se Abazoviqi erdh në pushtet edhe me përkrahjen e presidentit, Millo Gjukanoviq, i cili shqiptarët nuk i ka shikuar përmes syzeve të diskriminimit të hapur. Mendoj, se zgjedhja e pro evropianit siç cilësohet nga shumëkush Abazoviqi, është lajm i mirë për shqiptarët në Mal të Zi, por edhe për shqiptarët në trojet tjera etnike. Me Abazoviqin kur bëhet fjalë për Kosovën do të hapet një kaptinë e re e bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës me këtë Republikë. Do të këtë një bashkëpunim më të ngushtë edhe institucional për çështje të ndryshme, në kuadër të integrimeve rajonale, por edhe të integrimeve ndërkombëtare. Thellim bashkëpunimi do të këtë edhe me Shqipërinë, si rrugë e heqjes edhe formale të kufijve të shqiptarëve në Ballkan”, thekson Mulliqi.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Dritan Abazoviç Shqiptarët fitojnë
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022
Shahu i kundërpërgjigjet Mahmutit: LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima e të guximshëm që nuk flisnin skutave

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In