Saturday, December 9, 2023
Lajme

Dy të arrestuar për keqpërdorim në grande, Pozhari: Veç gjykata ishalla nuk i liron

209views

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas arrestimi të dy personave, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur grandet e Ministrisë Bujqësisë.

Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shumë kriminelë enden të lirë në këtë shoqëri shkaku i pazareve në drejtësi.

“Dy të arrestuarit dyshohet se ju kanë thënë bujqve: Kaq pare duheni me i dhanë dhe ju fusim në listën e përfituesve. Rezultati: Dy matrapazë më pak në liri.

Veç gjykata ishalla nuk i liron!

Shumë kriminelë enden të lirë në këtë shoqëri shkaku i pazareve në drejtësi. Jo rastësisht recipistë të ndryshëm bëjnë krime të njëpasnjëshme!”– ka shkruar Pozhari.