Saturday, January 28, 2023
Rozë Magazina

“Dy vite pa ty…”/ Melinda Ademi përlot me fjalët dedikuar nënës së saj të ndjerë

11views

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

Kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Megjithatë, edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku ndihet ‘e dobët’. Një nga këto raste është humbja e nënës së saj, për të cilën sa herë që flet drejtohet me fjalët më emocionuese. Siç ka bërë edhe së fundmi ku për ditëlindjen e saj, Melinda i ka dedikuar disa fjalë që na rrëqethën mishin.

“Gëzuar ditëlindjen Mamush! Pothuajse 2 vite pa ty, u prehsh në paqe… Dashuria ime për ty është e përjetshme”.

Image

 

Së fundmi, pas bashkëpunimit super të suksesshëm me Ledri Vulën duket se artistes po i pëlqejnë duetet dhe i radhës erdhi në duet me Finem, një reper gjithashtu shumë i njohur i showbiz-it tonë. ‘Milano’ quhet projekti i përbashkët i dyshes i cili duket se u pëlqye menjëherë nga ndjekësit e tyre dhe në vetëm pak kohë pas publikimit ka arritur mbi 15 milionë klikime në platformën YouTube.

Mirëpo, nga ky bashkëpunim shpesh është spekuluar se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi, por burime për Prive të afërta të dyshes i kanë mohuar këto zëra.