
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurit ka konfirmuar se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.
Ndryshe, më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.
Vlera e koeficientit i cili nuk është caktuar akoma, pritet që të dërgohet për miratim në Kuvend.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se çështja e koeficientit për Ligjin e Pagave nuk është duke u mbajtur fshehtë.
Në një konference për media ai ka thënë se vlera e koeficientit është duke u përllogaritur nga informatat që vijnë nga organizata të caktuara.