Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 25, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

E quajti mashtrues Kurtin, Mustafës i vjen kundërpërgjigjja – ja çfarë i përmendet!

KosovariPress Nga KosovariPress
May 7, 2022
Në Lajme
0 0
0
E quajti mashtrues Kurtin, Mustafës i vjen kundërpërgjigjja – ja çfarë i përmendet!
0
Shpërndarjet
103
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së mërkurë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa më pas ka darkuar me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe ndërmjetësin e BE-së për bisedime, Miroslav Lajçakun.

Kryeministri Kurti pas takimit nëpërmjet një konference të përbashkët për media me kancelarin Scholz ka thënë se ka kërkuar nga ai që ta ndihmojë Kosovën që të njihet nga sa më shumë shtete e po ashtu të ketë sa më shpejt liberalizimin e vizave.

“Kosova është proaktive dhe konstruktive në dialog. Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke, si një dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër. Jemi të përkushtuar që të ecim shpejtë, të kemi rezultate konkrete dhe të bashkëpunojmë shumë”, thotë Kurti.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm dhe me suksesin në këtë proces i hapet perspektiva drejt Bashkimit Evropian të dyja vendeve.

Mirëpo, menjëherë pas takimit, reagimet qenë të mëdha nga të gjithë liderët e vendit, opozita si gjithmonë në “sulm” për të kritikuar.

Është ish-kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili shprehu pakënaqësitë e tij ndaj këtij takimi.

Ai e quajti mashtrues Kurtin, mirëpo jo tradhtar duke u shprehur që këto mashtrime i ka përdorur për të ardhur në pushtet.

“Nuk mund të lëshohem në nivelin e Kurtit e as të bashkëpunëtorëve të tij. Kanë qenë sjellje rrugaçësh, të rrezikshme për vendin por edhe për jetën e atyre që i shpallnin tradhtar. Me ato sulme, etiketime e parulla të rrezikshme erdhën në pushtet dhe ky vet u ul gju më gju me Vuçiqin. Nuk shoh asgjë të veçantë që është takuar me Vuçiqin sepse është punë që duhet ta bëjë kryeministri në dialog. Për këtë, unë nuk e quaj tradhtar. Mashtrues po, sepse i ka mashtruar analfabetët e vet funksional për të ardhur në pushtet dhe vazhdon t’i mashtrojë”, ka thënë Mustafa.

Në fund, Mustafa ka deklaruar se është i bindur që Kurti “do t’i gëlltisë të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet që janë arritur dhe do të nënshkruajë marrëveshje edhe më të ndërlikuara”.

Por, sa ka të drejtë Isa Mustafa, që e ka nënshkruar më 2015 marrëveshjen për Asociacionin sipas parimeve të Marrëveshjes Thaçi-Daçiq, dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli në 23 pika antikushtetuese?

Analistët në kundërshtim me Mustafën e shohin një hap pozitiv në bisedimet në Berlin, dhe ku nuk ka ndodhur ende asnjë lëshim.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti të enjten në konferencë për media ka folur edhe për takimin që zhvilloi me Lajçakun dhe Vuçiqin, duke thënë se në atë darkë ka përfaqësuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka mbrojtur interesat e shtetit të tij.

Kelmendi: Takimi i kryeministrit Kurti në Berlin, solli sinjale pozitive për Kosovën

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet profesori Muhamet Kelmendi.

Image

Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se nga takimi i Kurtit në Berlin ka një përparim në aspektet pozitive, duke filluar nga fokusimi në Procesin e Berlinit e deri tek përparimi në dialogun me Serbinë.

“Dialogut me shtetin serb iu dha një shtytje më e madhe nga takimi në Berlin. Në Berlin u thellua ideja e Procesit të Berlinit dhe mori forcë dialogu. Me Procesin e Berlinit iu dha një goditje e rëndë “Ballkanit të hapur”. Mori kahe ideja e bashkëpunimit në proces të 6 shteteve. Lidhur me dialogun, me marrëveshjen e dëmshme për Kosovën, se sa Marrëveshja e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe nga Isa Mustafa për Asociacion, nuk ka ku shkon. Mbetet vetëm copëtimi i Kosovës. Kuptohet se dialogu shkon me kompromise. E këtu duhet që Kosova mos të lejoj shtet në shtet, pra, republikë serbe. Bazë e dialogut është që fillimisht duhet të njihen reciprokisht shtetet, Kosova nga Serbia dhe anasjelltas”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që Kosova nuk duhet të bëjë kompromise në dëm të Kosovës, mirëpo që për të mirën e vendit tonë duhet bashkëveprim i tërë organeve në Kosovë.

“Po kështu, kurrsesi nuk duhet lejuar Asociacioni serb një nacional dhe me kompetenca ekzekutive dhe ligjore në Kosovë. Edhe me Kushtetutë është Kosova multinacionale dhe çdo gjë në Kosovë kërkohet të jetë multinacionale. Çdo organizim një nacional është i dëmshëm. Nëse kërkohet domosdo Asociacioni serb, këtu është shumë më mirë të shkohet nga ndërrimi i territorit të Serbisë me Kosovën mbi bazën që ka qenë Kosova para viti 1956, kur Mitrovica, Ujmani, Trepça, Presheva, Bujanovci e Medvegja ishin në hapësirën territoriale të Kosovës. Këtej vërehet se në dialog ka shumë punë. Kërkohet bashkëveprim i tërë organeve në Kosovë. Duhet edhe me Tiranën me shkëmbyer mendimet dhe bashkërisht të ecet ne dialogim. Këtu është forca e Kosovës”, tha Kelmendi për “Bota sot”.

Mehmeti: Mustafa nuk është në pozitë të kritikoj kryeministrin Kurti!

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Mustafa tashmë është jorealist me deklaratat e tij dhe nuk mund të ketë peshë tek opinioni publik.

Image

Faton Mehmeti

“Tanimë Isa është bërë i bezdisshëm, njeriu të cilit i ka rënë përtokë autoriteti. Kritikat e tij janë prej inatçori jo realist, në këtë kuptim askush më nuk beson tek deklarata e tij. Aq poshtë ka rënë Isa sa është bërë i gërditshëm”, thekson analisti.

Në bisedë e sipër analisti përmend marrëveshjet e dëmshme që vet Mustafa me Thaçin i kanë nënshkruar, për këtë arsye nuk kanë rendësi kritikat e tij ndaj kryeministrit Kurti, shton ai.

“Dihet se ishte Isa me Hashimin ata që nënshkruan Asociacionin dhe të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, të flet për dike tjetër se po bën lëshime kur vet ka cenuar edhe Kushtetutën, njeri të tillë zor të gjeni. Andaj, deklarata të tilla nuk meritojnë vëmendje, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe kurti Mustafa Kosova
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022
Shahu i kundërpërgjigjet Mahmutit: LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima e të guximshëm që nuk flisnin skutave

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In