Thursday, September 28, 2023
Aktuale

Edhe Gashi kritikon Kurtin: Më mirë t’i përkujtonte 6 të rinjtë serbë të vrarë në kafiterinë “Panda” në Pejë

67views

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar Kurtin për deklaratën e tij në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ai tha se “shumë më mirë” do të ishte të përkujtoheshin gjashtë të rinjtë serbë që u  vranë në kafiterinë “Panda”.

Madje Gashi e rekomandoi Kurtin që të përdorte citatin e Vuçiqit se “Krimi në ‘Panda’ nuk është kry nga shqiptarët, siç kemi besuar tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.

Postimi i tij:

Shumë më mirë do të kishte qenë që para afërsisht një muaji, më 14 dhjetor 2022, në përvjetorin e 24-të, Kryeministri i Kosovës t’i përkujtonte 6 të rinjtë sërbë, që të gjithë civilë të paarmatosur, të vrarë në kafeterinë ‘Panda’ në Pejë dhe që në përkujtimin e tij, Kryeministri i Kosovës ta citonte deklaratën e atëherë zëvendës-kryeministrit të Sërbisë dhe shefit të Byrosë për Koordinimin e Punës së Shërbimeve të Sigurisë, Aleksandar Vuciq, (aktualisht President i Sërbisë) dhënë në emisionin ‘Teška reč’ në TV Pink më 28 dhjetor 2013: «Krimi në ‘Panda’ nuk është kry nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta».

Le t’i përkujtojmë viktimat e jo pjesëtarët e formacioneve kriminale!

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0